Analisti Azdren Shala, në një intervistë për ABC News, ka hedhur akuza të fortë ndaj Gjykatës Speciale, duke e cilësuar veprimtarinë e saj si kriminale dhe të bazuar në prova banale.
Sipas tij, ky proces po tenton të kriminalizojë rrugëtimin e Kosovës nga çlirimi te pavarësia, ndërsa klasa politike në vend po tregon indiferencë dhe mungesë reagimi.
Shala nënvizoi se pa largimin e kryeministrit Albin Kurti nga pushteti, beteja juridike dhe politike për mbrojtjen e ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë është përfundimisht e humbur.
“Kjo gjykatë ka marrë prova banale. Gjykata Speciale ka bërë veprime kriminale. Kjo nuk është gjykatë, e cila ka një qëllim, duke e kriminalizuar një proces, nga çlirimi te pavarësia. Kjo është një mënyrë e poshtë për t’i lënë djemtë në Hagë dhe për të mbajtur etiketën kriminale. Me këtë gjykatë nuk bëhet betejë juridike, por kriminale.
Por, kemi një PDK të humbur, një LDK neutrale dhe qeveri që nuk ka interes dhe është tejet indiferentë. Nëse kalohet kriza e presidentit nuk do ketë më Albin Kurti në Kuvend. Nëse do jetë edhe Kurti 4 vite në pushtet është fundi i betejës dhe shpresës sonë, për procesin në Hagë. Pa ikur Kurti beteja e Hagës është e humbur dhe djemtë mbesin në Hagë”, tha analisti.
Lini një Përgjigje