web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes me llogaritë në Whatsapp, mund të humbni aksesin

28 Shtator 2026, 18:13, Aktualitet CNA

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes me llogaritë në

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar pas raportimeve të fundit në rajon për raste të komprometimit të llogarive në aplikacionin “WhatsApp”.

Përmes një njoftimi, AKSK thekson se në disa prej rasteve të raportuara, përdoruesit kanë humbur aksesin në llogaritë e tyre, ndërsa autoritetet përkatëse po analizojnë mënyrën e komprometimit.

Për të mbrojtur llogarinë tuaj, AKSK sugjeron këto hapa:

1. Aktivizoni verifikimin me dy hapa (Two-step verification) te Settings → Account.

2. Mos ndani me askënd kodet e verifikimit, fjalëkalimet apo të dhënat e llogarisë.

3. Kontrolloni rregullisht seksionin “Linked Devices” dhe shkëputni menjëherë çdo pajisje që nuk e njihni.

4. Mos klikoni linqe të dyshimta të dërguara me SMS, WhatsApp apo email, veçanërisht kur ju kërkohet të verifikoni llogarinë.

5. Nëse merrni një kod ose njoftim për regjistrimin e WhatsApp-it në një pajisje tjetër pa e kërkuar vetë, mos e ndani kodin dhe mos autorizoni kërkesën.

6. Siguroni edhe adresën e email-it të lidhur me llogarinë, me një fjalëkalim unik dhe autentikim me shumë faktorë.

7. Nëse humbni aksesin në llogarinë tuaj, përdorni vetëm procedurat dhe kanalet zyrtare të WhatsApp për rikuperimin e saj.

8. Një kod verifikimi është personal. Edhe kur kërkesa duket sikur vjen nga një person që njihni, verifikojeni përpara se të veproni./CNA





Lajmet e fundit nga