Kronikë
Zjarr i përmasave të mëdha në Fier, era favorizon flakët! Ndërhyhet nga ajri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në Kreshpan të Fierit.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke djegur dhjetëra rrënjë ullinjsh, ndërsa, të favorizuara nga era e fortë, flakët po rrezikojnë masivin pyjor me pisha.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve, ndërkohë që është bërë kërkesë edhe për ndërhyrje nga ajri.
Vazhdo të lexosh
Reklamë



