3 shqiptarë humbën jetën në Athinë, zbardhet pista tronditëse: Nga erdhi gazi që shkaktoi shpërthimin?

Hetimet për shpërthimin tragjik në Plakë të Athinës, ku humbën jetën gjashtë persona, janë përqendruar te një rrjedhje e mundshme e gazit natyror nga një apartament në katin e dytë.

Viktimat u identifikuan si Florin Hoxha, motra e tij, Florida Hoxha, Eris Cani, bashkëshortja e Florin Hoxhës, Ian Alexander Kirpatrick, bashkëshorti i Florida Hoxhës, si dhe pronarët e ndërtesës, Edmond Hings dhe Athina Papapresku.

Kontrollet kanë përjashtuar deri tani problemet në rrjetin qendror të gazit, duke e zhvendosur vëmendjen te instalimet brenda ndërtesës. Apartamenti ku jetonte një çift i moshuar ishte i vetmi i lidhur me rrjetin e gazit natyror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në banesë ndodheshin një sobë, një oxhak dhe një ngrohës uji me gaz. Ekspertët ende nuk kanë përcaktuar se cila prej pajisjeve mund të ketë shkaktuar rrjedhjen. Shpërthimi shembi ndërtesën dhe shkaktoi dëme të mëdha në zonën përreth.

Swiss Digital Mobile Reklama

Familjarët e viktimave kanë mbërritur në Greqi për procedurat e identifikimit përmes ADN-së. Ekspertët vijojnë hetimet për të zbardhur burimin e saktë të gazit dhe shkakun e shpërthimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?