web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shfaqet për herë të parë në publik/ Kush është kreu i komanduar i SHISH-it, Elvis Lila

28 Shtator 2026, 18:27, Aktualitet CNA

Shfaqet për herë të parë në publik/ Kush

Këtë të hënë u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

I pranishëm në mbledhje ishte edhe Elvis Lila, drejtuesi i komanduar nga kryeministri Edi Rama në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Lila u shfaq në tryezën e mbledhjes së sotme të Këshillit, që drejtohej nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Shfaqet për herë të parë në publik/ Kush

Më datë 23 shtator, Lila u komandua në përkohësisht në krye të SHISH-it, pas masës së sigurisë dhe shkarkimit të Vlora Hysenit.

Elvis Lila është oficer karriere dhe prej rreth dy dekadash është pjesë e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Gjatë karrierës së tij ka mbajtur disa detyra drejtuese në strukturat e SHISH-it.

Para komandimit të tij në krye të institucionit, Lila mbante detyrën e drejtorit të Departamentit Operativ në SHISH./CNA





Lajmet e fundit nga