Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Frikë nga Ambrozia, Rama fshihet pas truprojave

'Rama varrosi për së gjalli Belerin'/ Burimi: Rama dosjen e Berishës e çoi në media. Kërcënoi BE me rusët e kinezët

18:26, 28/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Analisti Genc Burimi, i ftuar në emisionin “Task Force” në Syri TV me Sonila Meçon, ka komentuar deklaratat e fundit të Edi Ramës për parimin e pafajësisë dhe çështjen e kreut të SHISH, Vlora Hyseni. Burimi rikujtoi rastin e Fredi Belerit, duke akuzuar Ramën se e kishte “varrosur për së gjalli” politikisht, ndërsa sot kërkon që drejtësia të trajtohet me parimin e pafajësisë.

Burimi kritikoi gjithashtu mënyrën se si Rama ka përdorur dosjet e kundërshtarëve politikë në media si dosja e kreut të PD, Sali Berisha dhe deklaratat e tij ndaj Bashkimit Europian. Sipas analistit, krahasimi i integrimit europian me mundësinë e afrimit me Rusinë apo Kinën është një mesazh i rëndë dhe një presion i panevojshëm ndaj Europës.

Burimi: Në aeroport u thoshte gazetarëve dy gjëra. E para, sa kënd se komentonin dosjen e zonjës Vlora Hyseni. Të emër të parimit të shenjtë, të pafajsisëë.

Ky personazh, ky personazh e varrosi për së gjalli Belerin dhe pa u arrestuar akoma e varrosi për zgjidhjen. Kujtohet?

Ky që dosjen e Berishës e çoi në të gjitha mediat dhe i komentonin. Ky kërkon, ky tani po e njeh ky parimin e pafajsisë, ky që as çfarë as pesë paragrafë më poshtë nga ai që kishte lexuar të para regjistruar kapëj me SYRI-n dhe Neës...duke akuzuar si televizione që bëjnë evazion fiskal. Domethënë ky, ky kërkon të dëgjohet drejtësia, ky vetë bën drejtësinë aty ku do qejfi. Dhe e treta sot, se të ishte domethënë ishte ajo, ishte ajo ajo kopurda e bombës bërthamore kur europianët vijnë në Tiranë për Shqipërinë, për të parë reformat dhe i ky i nxjerrë Von der Leyenit sa fëmijë ka.

Thjesht për një parabolë të shëmtuar, parabolë gangsterësh, për t'u thënë që ashtu si fëmijën tënd nëse nuk e fton në tavolinë e lë jashtë tavolinës ai shkon dhe luan me kinezë apo me gangsterë rusë, një çmenduri si krahasim. Ashtu dhe ne këto në Europë, në Ballkan perëndimor, Serbia, Shqipëria e tij, po nuk na futët tani dhe ne do të jemi të tunduar të bëjmë aleanca me Rusinë dhe me Kinën. A ka mesazh më të shëmtuar? A ka mesazh më të keqbërës për Shqipërinë? Sepse ky i çon Europës mesazhin, jo që Europës do të përkulet, pra ky por që nesër po të dojë Europa të na fusë brenda në Europë, ai fut një kalë troje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco