Messi shënon golin spektakolar nga goditja e dënimit, vetëm dy gola larg rekordit
Lionel Messi vazhdon ta bëjë të zakonshmen diçka të jashtëzakonshme.
Argjentinasi shënoi një tjetër gol spektakolar nga goditja e dënimit në ndeshjen e Inter Miamit ndaj Columbus Crew, duke e çuar në 76 numrin e golave nga goditjet e lira direkte në karrierë.
Messi tani është vetëm dy gola larg shifrës së 78 golave, që i atribuohet gjerësisht brazilianit Marcelinho Carioca.
Por mënyra se si erdhi goli është ndoshta edhe më interesante se vetë rekordi.
Në minutën e 33-të, Messi e mori goditjen e dënimit rreth shtatë metra larg vijës fundore, në anën e djathtë të fushës. Pozicioni dukej shumë më i përshtatshëm për një krosim në zonë sesa për një goditje direkte.
Messi mendoi ndryshe.
Me të majtën, ai e ngriti topin mbi mur dhe e dërgoi në këndin e largët, nën traversë, duke e lënë portierin e Columbusit, Patrick Schulte, të shtrirë pa mundësi reale për ta ndalur. Ishte edhe goli i tij i 21-të në MLS këtë sezon.
Edhe vetë Schulte e pranoi vështirësinë e përballjes me një lojtar të tillë.
“Të ndash fushën me të është padyshim e pabesueshme, por do të preferoja që të mos shënonte kundër meje. Gjithsesi, jam sinqerisht i lumtur që në fund morëm tri pikët”, deklaroi portieri i Columbus Creë.
Dhe këtu qëndron një nga statistikat më të veçanta të evolucionit të Messit.
Që nga viti 2018, Messi ka shënuar më shumë gola nga goditjet e lira direkte sesa nga penalltitë: 36 gola nga goditjet e dënimit, kundrejt 35 nga pika e bardhë, sipas statistikave të publikuara nga beIN SPORTS dhe Mundo Deportivo.
Persona të panjohur vandalizuan grafitet e Franco Baresi-t në Milano
Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” për ndeshjen ndaj San Marinos
Ronaldo u la në stol, Portugalia fiton 2-1 ndaj Norvegjisë
- 18:34 Qytetarët në gatishmëri për uraganin Polo në bregdetin e Meksikës në Paqësor
- 18:21 Greqi, hetimi zbulon burimin e shpërthimit vdekjeprurës në Athinë
- 18:08 Pas bisedës Vuçiç-Putin, Departamenti i Shtetit rikujton deklaratën e Rubios për çështjet problematike
- 18:01 Rritet prodhimi i çimentos, betonit dhe llaçit, bien nafta dhe kromi
- 17:57 Vazhdojnë protestat! Spanjë, qytetarët kundër kostos së strehimit
- 17:53 Rusia sulmon Akademinë Kombëtare të Shkencave të Ukrainës, vritet një person