Këshilli bashkiak i Belshit voton kundër bashkimit me Elbasanin

28 Shtator 2026 | 18:41

Belshi i tha jo bashkimit me Elbasanin, por debati më i fortë në Këshillin Bashkiak nuk ishte te rezultati, por te mënyra e votimit.

Shtatë këshilltarët e Partisë Demokratike votuan kundër reformës, ndërsa dhjetë këshilltarët e Partisë Socialiste zgjodhën të abstenojnë. Edhe pse propozimi nuk mori mbështetje, vota e socialistëve u shoqërua me përplasje argumentesh në sallë.

Këshilltarët e të dyja palëve mbrojtën qëndrimet e tyre, duke argumentuar se Belshi, me potencialin turistik dhe karakteristikat që plotëson si njësi vendore, duhet të vijojë të vetëadministrohet.

Në mbledhje morën pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kundërshtuan bashkimin me Elbasanin dhe sollën argumente që lidhen me popullsinë dhe kriteret që, sipas tyre, e mbështesin vazhdimësinë e Bashkisë Belsh si njësi më vete.

Ndryshe nga debatet në sallën e Këshillit, jashtë saj spikati mungesa e angazhimit qytetar. Konsultimet publike për reformën u thirrën dy herë dhe dështuan në të dyja rastet, ndërsa mendimi i qytetarëve u mblodh vetëm nga një numër i kufizuar pjesëmarrësish në takimin e zhvilluar në qytet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pogradec, zjarr masiv në një kodër pranë Mëmlishtit, rrezikohet masivi pyjor me pisha

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme një kodër në zonën e fshatit Mëmlisht, në Pogradec. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe...
16:41 | 28/09/2026

Fier, policia shton kontrollet në akset rrugore, mbi 1000 gjoba

Policia Rrugore e Fierit ka shtuar kontrollet në akset rrugore të qarkut Fier, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut përmes monitorimit me...
15:27 | 28/09/2026

Arrestohet mësuesi në Lushnje, ngacmoi me mesazhe nxënësen e mitur

Një mësues në Lushnjë është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht me mesazhe një nxënëse të mitur. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për...
14:21 | 28/09/2026