Përfshihet nga flakët makina në Elbasan, qytetarët vrapojnë të panikosur

28 Shtator 2026, 18:50Kronika TEMA
Përfshihet nga flakët makina në Elbasan, qytetarët

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara, disa prej tyre vrapojnë për t’u larguar nga zona, nga frika se mjeti në flakë mund të shpërthente.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht. Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan zjarrin.

Lini një Përgjigje