web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali i SHISH-it/ Boçi: Skemë me bekimin e Ramës për kontrollin politik të Shqipërisë

28 Shtator 2026, 18:40, Politikë CNA

Skandali i SHISH-it/ Boçi: Skemë me bekimin e Ramës për

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ndau sot këndvështrimin e tij lidhur me çështjen e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Duke folur për ‘Syri Tv’, Boçi u shpreh se çdo veprim dhe mosveprim bazohej në një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama.

Demokrati theksoi se në këtë situatë bëhet fjalë për kontrollin politik të Shqipërisë.

Sipas Boçit, informacioni është pushtet në demokraci dhe Ramës i vinte ky informacion edhe nga rruga alternative.

“Si në të gjitha rastet, e dimë që Rama e heq përgjegjësinë e vet dhe mundohet ta çojë te njerëz të cilët ai vetë i ka komanduar, i ka emëruar, i ka urdhëruar dhe mbi bazën e së cilës marrëveshjen me Ramën ata kanë vepruar dhe që ka sjellë këtë lloj situate sot në Shqipëri, që ka prekur çdo qelizë të shoqërisë, çdo institucion dhe arritur deri tek, kanë thënë, perdja e fundit e sigurisë së një vendi, që është siguria kombëtare, nëpërmjet sigurisë që i takon një institucioni, siç është Shërbimi Informativ. Gjithçka ka qenë pjesë e një skeme që ka pasur orientimin dhe bekimin e kryeministrit.

Dhe këtu bëhet fjalë për kontrollin politik të situatës në Shqipëri.

Ju kujtohet Edi Rama kur thoshte: “Jam dy-tre hapa para jush”, që bërtiste në Parlament, dhe ai njeri që është dy-tre hapa është njeriu që ka informacionin. Pushteti është informacion në demokraci dhe ky informacion i vinte kryeministrit nga rruga alternative, jo thjeshta nga ai zarfi që dorëzohet çdo mëngjes në mënyrë institucionale nga Shërbimi Informativ në Kryeministri dhe Presidencë, por nga rruga e koordinatorit të tij”,-theksoi ndër të tjera Boçi./CNA

 





Lajmet e fundit nga