LIVE UPDATES
Aktualitet

“Besoj disponon kapacitetin mendor për ta parë”/ Gazetari shpërthen ndaj deklaratave të Begajt: Çështje individuale është kur dikush bën seks, jo fik radarët e shtetit

Me anë të një postimi në Facebook, Erebara i thotë Begajt se një çështje që lidhet me funksionimin e institucioneve të sigurisë kombëtare nuk mund të konsiderohet thjesht një çështje individuale.

28 Shtator 2026, 18:07 Nga E. D
“Besoj disponon kapacitetin mendor për ta parë”/ Gazetari
Gjergj Erebara, Bajram Begaj, Vlora Hyseni, Ergys Agasi

TIRANË- Gazetari Gjergj Erebara ka reaguar ashpër pas deklaratës së Bajram Begajt në Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me zhvillimet e fundit institucionale dhe hetimet që lidhen me ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni. Erebara është ndalur veçanërisht te deklarata e Begajt, ku ky i fundit thotë se çështjet individuale nuk duhet të kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë. 

Me anë të një postimi në Facebook, Erebara i thotë Begajt se një çështje që lidhet me funksionimin e institucioneve të sigurisë kombëtare nuk mund të konsiderohet thjesht një çështje individuale. Në reagimin e tij, gazetari argumenton gjithashtu se kur dikushi fik radarët e shteti dhe organizata kriminale është një nga grupet më të konsoliduara të krimit të organizuar në vend është cënim i rendit kushtetues.

Erebara nënvizon më tej se minimizimi i një situate të tillë nga Begaj si individ, por edhe për presidentin është turp. Në fund të reagimit, gazetari i tregon Begajt se krimi i organizuar është një emergjencë kombëtare, ndërkohë e ironizon, duke i thënë se disponon kapacitetin mendor për ta parë këtë skandal.

Reagimi i Gjergj Erebara:

Lexova deklaratën e Presidentit të Republikës dhe përjetova një nga të paktat momente në të cilat ndjehem i lemeritur. Veçanërisht me këtë paragraf: "Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë."

[Besoj se e ka fjalën për hetimin e SPAK ndaj drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni.]

Ndoshta dikush duhet t'i thotë z. Begaj që "çështje individuale" është kur dikush bën seks me dikë dhe të tjerëve nuk u intereson gjë. Por kur dikush fik radarët e shtetit për një grup të strukturuar kriminal, kjo është çështje e sigurisë publike.

Por kur dikushi që i fik radarët është shef i shërbimit sekret ndërsa organizata kriminale nuk është një dosido por është një nga grupet më të konsoliduara të krimit të organizuar në vend, kjo, jo vetëm që nuk bie në kategorinë e "çështjeve individuale", por është cënim i rendit kushtetues.

Një deklaratë që nënçmon një situatë të tillë të paprecedentë, është turp për z. Begaj si individ dhe për Presidentin Bajram Begaj.

Krimi i organizuar është një emergjencë kombëtare. Z. Begaj besoj disponon kapacitetin mendor për ta parë këtë, por ma ha mendja, as burimet institucionale nuk i mungojnë./Dosja.al

 

gjergj erebara bajram begaj

Sondazh

Poll

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Tentuan të mashtronin Armand Dukën në emër të Taulant Ballës, në pranga sekserët e Florian Gjergjit

Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...

Me destinacion Greqinë, kapen 90 kg drogë në Kakavijë

Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh