
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën “1 Maji”, në qendër të qytetit të Elbasanit.
Mjeti ka marrë flakë për arsye ende të paqarta, ndërsa zjarri ka shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi, duke alarmuar banorët dhe kalimtarët që ndodheshin pranë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë për të shuar flakët dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Pritet që hetimet të përcaktojnë rrethanat dhe shkakun e saktë të përfshirjes së automjetit nga flakët./Versus.al

