Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët.
Siç shihet edhe në pamjet e siguruara, disa prej tyre vrapojnë për t’u larguar nga zona, nga frika se mjeti në flakë mund të shpërthente.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se tymi po përhapet kudo, teksa zjarrfikëse po ndërhyjnë.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht. Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan zjarrin.