Braçe në QSUT: Më kanë pëlqyer disa akte të ministres së re, por ndarja nga klientelizmi do të përmirësojë shërbimet

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar pas një vizite në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku thotë se ka qenë i pranishëm si qytetar, për një nevojë mjekësore dhe jo në cilësinë e deputetit. Braçe shkruan se gjatë qëndrimit në QSUT mësoi se ministrja e Shëndetësisë, drejtoresha e QSUT-së dhe drejtuesit e shërbimeve ishin mbledhur në një takim pune.

”U ndjeva mirë-ata që drejtojnë qendrën më të madhe të shërbimeve mjekësore-terciare në vend, ishin bashkë për punën, shërbimin, mungesat, shqetësimet e tjera, shërbimin, zgjidhjet; aty ishin të gjithë aktorët bashkë e kjo jep besim”, shprehet Braçe.

Deputeti socialist veçon më tej disa nga aktet e ministres së re të Shëndetësisë, duke përmendur lirimin nga detyra të drejtueses së Operatorit Shëndetësor dhe anulimin e një procedure prokurimi, të cilën ai e konsideron klienteliste. Sipas Braçes, klientelizmi është një problem serioz në administrimin e shërbimit shëndetësor në Shqipëri, veçanërisht në QSUT, për shkak të impaktit që sipas tij ka në përdorimin e fondeve publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

SOT NË MËNGJES ISHA NË QSUT, SI QYTETAR PËR NJË NEVOJË MJEKËSORE, JO SI DEPUTET!

Aty mësova që prej orës 8.00-8.15, ministrja e SHËNDETËSISË, drejtoresha e QSUT, drejtuesit e SHËRBIMEVE në QSUT, ishin në mbledhje pune; Sinqerisht u ndjeva mirë-ata që drejtojnë qendrën më të madhe të shërbimeve mjekësore-terciare në vend, ishin bashkë për punën, shërbimin, mungesat, shqetësimet e tjera, shërbimin, zgjidhjet; aty ishin të gjithë aktorët bashkë e kjo jep besim!

Shikoni, mua më kanë pëlqyer disa akte të ministres së re të Shëndetësisë-prej ditës së emërimit e deri tek kjo që hasa sot.

I pari, lirimi nga detyra e drejtueses së OPERATORIT SHËNDETËSOR që u krijua për të zhvilluar si shërbim publik atë që për dhjetë vite u ofrua si shërbim nga privati.

I dyti, anulimi i një procedure prokurimi që ulërinte si klienteliste e vijim i shërbimit që ofronte privati po me privat, kur duhet të ishte ndryshe.

Shikoni, KLIENTELIZMI ishte, është ende, sëmundja më e rëndë në administrim të shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Posaçërisht në QSUT, ku dëmi që klientelizmi bën është shumë më i madh.

NE NUK JAPIM PAK PARA NË SHËNDETËSI, NUK JANË FARE PAK PARA; sa herë është diskutuar buxheti i shtuar, kam ngritur shqetësimin e efektivitetit në përdorimin e këtyre parave.

KLIENTELIZMI në marrjen e mallrave-kryesisht barna e mjete e pajisje mjekësore, shërbime gjithashtu, ka ngrënë pa të drejtë e në shkelje të ligjit, PARA PUBLIKE! Ndarja e fortë dhe e qartë me klientelizmin, do përmirësojë furnizimet, shërbimet për njerëzit prej tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?