Humbën jetën anëtarët e familjes shqiptare, zbardhet shkaku i shpërthimit në Athinë
Rrjedhja e gazit natyror që shkaktoi shpërthimin me shumë viktima në një ndërtesë në Plaka nisi nga apartamenti i katit ...
Rrjedhja e gazit natyror që shkaktoi shpërthimin me shumë viktima në një ndërtesë në Plaka nisi nga apartamenti i katit ...
Çështja e katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë bashkoi partitë politike kosovare në Kuvend. 99 deput...
Ushtria amerikane është tërhequr plotësisht nga Iraku, sipas një zyrtari të qeverisë irakiane. Të gjitha trupat ameri...
Pas deklaratave skandaloze të kreut të qeverisë shqiptare gjatë ditës së sotme, ka reaguar Partia Demokratike. Sipas zëdh&...
Gazetari nga Kosova Vudi Xhymshiti ka ragura me një postim në faqet e tij në rrjette sociale kur parqet shtëpinë e djegur një di...
Banorët e fshatit Burimas kanë dalë në protestë kundër projektit që parashikon furnizimin me ujë të fshatit Zvezd...
Parlamenti në Budapest të hënën, i hoqi imunitetin parlamentar Magyarit me shumicë votash. Ky i fundit kishte kërkuar heqjen e ...
Dy ditë më parë, një shpërthim i fuqishëm tronditi zemrën e Athinës dhe shembi një godinë në zonën...
Edison Korra dhe Orest Balla janë dy të rinjtë e arrestuar gjatë ditës së sotme, gjatë një operacioni policor. Ata dy...
I dënuari me burgim të përjetshmë Laert Haxhia i ka drejtuar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, ku i ka kërku...
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Bootle, Merseyside, në Angli, ku një nënë 36-vjeçare dhe tre fëmijët e saj kanë humbur jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit.
Viktimat janë identifikuar si Elisha Brabin, 36 vjeçe, dhe fëmijët e saj Leo, 16 vjeç, Ellis, 8 vjeç dhe Prudence, 7 vjeçe. Të katër u gjetën pa shenja jete nga zjarrfikësit në një dhomë gjumi në katin e sipërm të banesës në Stone Square.
Shërbimet e emergjencës u alarmuan rreth orës 03:45 të së martës, më 22 shtator. Një person i pestë u dërgua në spital, pasi kishte pësuar djegie.
Hetimet paraprake të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Merseyside kanë përcaktuar se zjarri dyshohet se nisi pas një incidenti elektrik, që shkaktoi atë që njihet si “thermal runaway” në një bateri litium-jon. Ky proces mund të shkaktojë një rritje të pakontrolluar të temperaturës dhe përhapje shumë të shpejtë të zjarrit.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se në cilën pajisje ndodhej bateria. Megjithatë, bateritë litium-jon përdoren gjerësisht në pajisje të ndryshme elektronike, përfshirë biçikletat dhe skuterët elektrikë.
Drejtuesi i parandalimit pranë shërbimit zjarrfikës, Kev Johnson, tha se shpejtësia dhe intensiteti i flakëve e bënë jashtëzakonisht të vështirë ndërhyrjen, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të emergjencës.
Autoritetet kanë përsëritur thirrjen për qytetarët që të përdorin vetëm bateri dhe karikues të rekomanduar nga prodhuesit. Ata këshillojnë gjithashtu që një bateri të mos përdoret më nëse fryhet, lëshon erë të pazakontë, nxjerr tym, bën zhurma të çuditshme ose nuk karikohet normalisht.
Sipas të dhënave të shërbimit zjarrfikës, në Merseyside janë regjistruar 150 zjarre të lidhura me bateritë litium-jon që nga prilli 2023 deri në gusht 2026. Në këto incidente kanë humbur jetën pesë persona.
Familjarët e Elishës e kanë kujtuar atë si një nënë të përkushtuar, duke thënë se fëmijët ishin qendra e jetës së saj. Për tre fëmijët, familja shprehet se ishin jashtëzakonisht të dashur dhe se humbja e tyre ka lënë një dhimbje të pakompensueshme.
Ndërkohë, komuniteti lokal është mobilizuar për të ndihmuar familjen. Një fushatë për mbledhjen e fondeve ka grumbulluar më shumë se 12 mijë paund, ndërsa fqinjët kanë treguar se tentuan të ndërhynin vetë gjatë momentit të zjarrit, duke kërkuar mënyra për të hyrë në banesë dhe për të shpëtuar familjarët.
Në vendin ku ndodhi tragjedia janë vendosur lule, qirinj, lodra dhe fotografi, si homazh për Elishën dhe tre fëmijët e saj.
Një fëmijë dyvjeçar i është nënshtruar eutanazisë në Holandë, në rastin e parë të njohur t&eu...
Autoritetet hetimore greke pritet të marrin në ditët e ardhshme të dhëna që mund të jenë vendimtare për hetimin e v...
Është një përshkallëzim i vazhdueshëm akuzash nga të dyja palët: Greqia ankohet për shkelje të hapësir&eu...
Një zyrtar i lartë i partisë qeverisëse në Republikën Demokratike të Kongos është rrahur për vdekje pasi mori ...
Ndërsa mbajti fjalimin e dorëheqjes nga posti i presidentit, Aleksandër Vuçiç e vendosi Kosovën mes çështjeve me t...
Partitë opozitare të Greqisë i kanë kërkuar qeverisë t’i përgjigjet një raporti të Wall Street Journal, sipas...
Zhvillime të reja janë shënuar në hetimin për vdekjen e këngëtarit George Mazonakis, pasi një tjetër punonjëse...
Një grua humbi jetën dhe tre persona të tjerë u plagosën pasi një dron rus goditi të hënën një ndërtes&eu...
Ushtria amerikane është tërhequr plotësisht nga Iraku, sipas një zyrtari të qeverisë irakiane. Të gjitha trupat ameri...
Parlamenti në Budapest të hënën, i hoqi imunitetin parlamentar Magyarit me shumicë votash. Ky i fundit kishte kërkuar heqjen e ...