Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    MBI 500 MILIONË USD NË PRONA DHE 2 MIJË TRANSAKSIONE/ Kris Maranda zbulon sekretin e suksesit si shqiptari nr.1 i real estate në botë

    Deklaratat e ambasadores amerikane trazojnë Greqinë, qeveria mohon kërcënimin për rrëzim

    Zjarr masiv në kodrat me ullishta në Kreshpan, era favorizon përhapjen e flakëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Deklaratat e ambasadores amerikane trazojnë Greqinë, qeveria mohon kërcënimin për rrëzim
    Kryesore

    Deklaratat e ambasadores amerikane trazojnë Greqinë, qeveria mohon kërcënimin për rrëzim

    September 28, 2026

    Një raportim i “Wall Street Journal” ka shkaktuar debat në politikën greke, pasi ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, dyshohet se ka deklaruar gjatë një darke me zyrtarë grekë dhe amerikanë se Shtetet e Bashkuara kishin ndikuar në ndryshimin e qeverisë së Rumanisë dhe se mund të bënin të njëjtën gjë edhe në Greqi.

    Sipas raportimit, episodi ka ndodhur në mars, gjatë një darke në Athinë, ku Guilfoyle dyshohet se është përplasur në debat me ministrin grek të Energjisë, Stavros Papastavrou. Në atë kohë, diskutimet lidhen me situatën politike në Rumani dhe rënien e pritshme të qeverisë së drejtuar nga Ilie Bolojan.

    Sipas personave të cituar nga “Wall Street Journal”, Guilfoyle i ka thënë Papastavrou se Shtetet e Bashkuara kishin qenë të përfshira në largimin e qeverisë rumune, ndërsa më pas ka deklaruar: “Ne mund t’ia bëjmë këtë çdo vendi që duam. Mund ta bëjmë edhe këtu”.

    Papastavrou, sipas të njëjtit raportim, i është përgjigjur se Shtetet e Bashkuara nuk mund ta zëvendësonin qeverinë greke, pasi ajo ishte zgjedhur nga qytetarët. Avokati i Guilfoyle e ka kundërshtuar versionin e bisedës të publikuar nga gazeta amerikane.

    Çështja ka shkaktuar reagime të forta nga partitë opozitare greke, të cilat i kanë kërkuar qeverisë së Kyriakos Mitsotakis të japë shpjegime për atë që pretendohet se ka ndodhur gjatë darkës.

    PASOK deklaroi se vetëm qeveria dhe veçanërisht ministritë kompetente të Punëve të Jashtme dhe të Mjedisit e Energjisë kanë autoritetin për të sqaruar raportimin dhe për të verifikuar vërtetësinë e tij. Partia theksoi gjithashtu se Greqia është një demokraci e pavarur dhe sovrane.

    Aleanca e së Majtës Greke (ELAS) i cilësoi deklaratat e pretenduara si “të paprecedenta dhe të papranueshme”, duke kërkuar që qeveria të sqarojë nëse incidenti ka ndodhur, përse nuk është bërë publik që prej muajit mars dhe nëse ka pasur ndonjë reagim zyrtar.

    Edhe SYRIZA e konsideroi raportimin “jashtëzakonisht serioz”, duke kërkuar nga qeveria të mos vazhdojë të heshtë. Sipas partisë, nëse deklaratat rezultojnë të sakta, çështja do të kishte pasoja për mënyrën se si vlerësohen marrëdhëniet mes Athinës dhe Uashingtonit.

    Ndërkohë, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka akuzuar qeverinë se mban përgjegjësi dhe e ka lidhur çështjen edhe me vizitën e pritshme në Greqi të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio. KKE pretendon se vizita lidhet me avancimin e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.

    Në një zhvillim të fundit, qeveria greke ka mohuar se ka pasur ndonjë kërcënim ndaj saj. Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, deklaroi se “nuk ka pasur kurrë çështje të kërcënimit të qeverisë greke”, duke shtuar se një situatë e tillë nuk do të ishte e pranueshme.

    Në qendër të debatit është edhe Korridori Vertikal i Gazit, projekt që synon transportimin e gazit përmes Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë drejt Europës Qendrore dhe Lindore. Guilfoyle është përfshirë në promovimin e këtij projekti dhe të përdorimit të gazit natyror të lëngshëm amerikan në rajon.

    Pavarësisht reagimeve politike, pretendimet mbi bisedën në darkën e marsit mbeten të kontestuara, pasi raportimi i “Wall Street Journal” bazohet në dëshmi të personave të pranishëm ose të informuar për episodin, ndërsa avokati i ambasadores ka kundërshtuar përshkrimin e bisedës.

    ambasadorja greqi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    MBI 500 MILIONË USD NË PRONA DHE 2 MIJË TRANSAKSIONE/ Kris Maranda zbulon sekretin e suksesit si shqiptari nr.1 i real estate në botë

    September 28, 2026

    Deklaratat e ambasadores amerikane trazojnë Greqinë, qeveria mohon kërcënimin për rrëzim

    September 28, 2026

    Zjarr masiv në kodrat me ullishta në Kreshpan, era favorizon përhapjen e flakëve

    September 28, 2026

    Vdekja e George Mazonakis, infermierja rëndon pozitën e dy mjekëve të arrestuar

    September 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.