Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme kodrat me ullishta në Kreshpan të Fierit, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Sipas burimeve nga ekipet zjarrfikëse, zjarri ka nisur rreth orës 16:30 dhe në vijim është përhapur në një sipërfaqe me ullinj, i favorizuar nga kushtet atmosferike dhe veçanërisht nga era.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve. Në operacion janë angazhuar edhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në përpjekjet për të kufizuar përhapjen e zjarrit.
Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen dhe pritet të përcaktohen në vijim, ndërsa situata po monitorohet nga shërbimet zjarrfikëse.


