Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    MBI 500 MILIONË USD NË PRONA DHE 2 MIJË TRANSAKSIONE/ Kris Maranda zbulon sekretin e suksesit si shqiptari nr.1 i real estate në botë

    Deklaratat e ambasadores amerikane trazojnë Greqinë, qeveria mohon kërcënimin për rrëzim

    Zjarr masiv në kodrat me ullishta në Kreshpan, era favorizon përhapjen e flakëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » MBI 500 MILIONË USD NË PRONA DHE 2 MIJË TRANSAKSIONE/ Kris Maranda zbulon sekretin e suksesit si shqiptari nr.1 i real estate në botë
    Aktualitet

    MBI 500 MILIONË USD NË PRONA DHE 2 MIJË TRANSAKSIONE/ Kris Maranda zbulon sekretin e suksesit si shqiptari nr.1 i real estate në botë

    September 28, 2026

    I ftuar në podcastin “Pjaca”, nën drejtimin e Alfred Pezës, ishte Kris Maranda, i cili renditet ndër profesionistët më të suksesshëm shqiptarë në fushën e pasurive të paluajtshme, ka rrëfyer detaje nga më shumë se 25 vite karrierë në tregun amerikan.

    Maranda ka kaluar vlerën e 500 milionë dollarëve në shitje pronash dhe, sipas tij, renditet në 1% të profesionistëve më të mirë të real estate në SHBA.

    Gjatë bisedës, Alfred Peza e pyeti se çfarë fshihet pas shifrës prej mbi 500 milionë dollarësh në transaksione. Maranda tha se pas kësaj shifre qëndron një punë e madhe, sakrifica dhe dedikimi.

    “Fshihet një punë e madhe, me sakrifica të jashtëzakonshme. Nuk besoj se kam bërë ndryshe nga gjithë shqiptarët e tjerë. Besoj te dedikimi dhe oportuniteti, duke hapur dyert e duhura”, u shpreh Maranda.

    Ai tregoi gjithashtu se gjatë karrierës ka pasur mundësinë të punojë me kompani të mëdha ndërkombëtare, duke nisur nga Christie’s Real Estate.

    Një tjetër shifër që tërheq vëmendjen është ajo e mbi 2 mijë transaksioneve të realizuara gjatë karrierës së tij. I pyetur nga Peza se si është e mundur të numërohen kaq shumë transaksione, Maranda shpjegoi se tregu amerikan i pasurive të paluajtshme është i organizuar dhe se të dhënat janë publike.

    “2 mijë transaksione mua më duket numër shumë i madh dhe trembem ndonjëherë. Çdo vit fillon nga zero”, tha ai.

    Në vijim të bisedës, Alfred Peza e pyeti për shitjen më të madhe të realizuar nga Maranda. Ai zbuloi se bëhej fjalë për një kompleks me vlerë rreth 9.5 milionë dollarë.

    Sa i përket komisionit, Maranda tha se mesatarisht ai varion nga 2.5 deri në 3% në njërin krah të transaksionit.

    Por, sipas tij, krahas të ardhurave që mund të gjenerohen nga një transaksion i tillë, në SHBA ekziston edhe një tjetër faktor i rëndësishëm që duhet marrë menjëherë në konsideratë: taksimi.

    “Gjëja e parë që të vjen në Amerikë pas kësaj është taksimi”, u shpreh Maranda./ Radar.al

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    MBI 500 MILIONË USD NË PRONA DHE 2 MIJË TRANSAKSIONE/ Kris Maranda zbulon sekretin e suksesit si shqiptari nr.1 i real estate në botë

    September 28, 2026

    Deklaratat e ambasadores amerikane trazojnë Greqinë, qeveria mohon kërcënimin për rrëzim

    September 28, 2026

    Zjarr masiv në kodrat me ullishta në Kreshpan, era favorizon përhapjen e flakëve

    September 28, 2026

    Vdekja e George Mazonakis, infermierja rëndon pozitën e dy mjekëve të arrestuar

    September 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.