LIVE UPDATES
Politike

Agron Shehaj në Konferencën Ndërparlamentare me BE: Ju dhe SHBA investuat te drejtësia, Rama i ka shpallur luftë! E sulmon përditë

Shehaj tha se shqiptarët e shohin integrimin europian si shpresën për garantimin e të drejtave të tyre dhe theksoi se procesi i anëtarësimit nuk duhet të ndalet.

28 Shtator 2026, 18:54 Nga E. D
Agron Shehaj në Konferencën Ndërparlamentare me BE: Ju dhe SHBA
Agron Shehaj

TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ngriti në Konferencën Ndërparlamentare me Bashkimin Europian shqetësimin për atë që e cilësoi si një “luftë të paprecedentë” ndaj drejtësisë në Shqipëri, duke paralajmëruar se po rrezikohet një nga investimet më të rëndësishme të BE-së dhe SHBA-së në vend. Shehaj tha se shqiptarët e shohin integrimin europian si shpresën për garantimin e të drejtave të tyre dhe theksoi se procesi i anëtarësimit nuk duhet të ndalet.

“Sigurisht shqiptarët duan Bashkimin Europian. Absolutisht. Nuk e duan vetëm sepse mendojnë që Shqipëria është pjesë e Europës por se e shikojnë si shpresë. Shikojnë dhe mendojnë dhe shpresojnë që ditën që Shqipëria do të jetë pjesë e BE më në fund ata do të kenë të drejta, do t'u njihen të drejtat. Kjo është ëndrra e madhe e shqiptarëve. T'u njihen të drejtat”, deklaroi Shehaj.

Sipas tij, pikërisht në këtë moment rrezikohet një prej investimeve kryesore të partnerëve ndërkombëtarë në Shqipëri: sistemi i ri i drejtësisë.

“Dhe arsyeja pse për mua ishte shumë e rëndësishme të flisja para jush është sepse nuk do sot po rrezikojmë një nga investimet më të rëndësishme që ka bërë BE me ndihmën dhe të SHBA të bllokohet, të ndalet. Sepse drejtësia nuk është thjesht nën presion. Drejtësisë po i bëhet një luftë e paprecedentë”, tha ai.

Shehaj akuzoi mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama se sulmojnë drejtësinë sa herë që përfaqësues të pushtetit përballen me hetime apo akuza për korrupsion.

“Kryeministri i Shqipërisë, ju e keni dëgjuar në këto konferenca sesi flet për drejtësinë por ju nuk keni parë anën tjetër të medaljes, se si flet kryeministri i Shqipërisë kur iu flet shqiptarëve, se si i sulmon ata nëpërmjet mediave të tij, në mënyrë të përditshme. Çdo herë që ata nxjerrin para drejtësisë përfaqësuesit e kësaj mazhorance dhe i akuzon për korrupsion Edi Rama del dhe sulmon drejtësinë”, deklaroi kreu i Mundësisë.

Ai iu referua gjithashtu përplasjes për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke e paraqitur atë si pjesë të presionit ndaj sistemit të drejtësisë.

“Arriti deri aty sa nuk u pagoi pagat. Sepse Edi Rama mendon që pagat për një prokuror, për një gjyqtar, janë si pagat e tyre, si pagat e politikanëve të korruptuar që kanë qeverisur këtë vend këto 35 vjet. Ata nuk kanë nevojë për paga sepse janë të papërfillshme në krahasim me përfitimet që kanë nga pushteti. Por drejtësia sigurisht nuk është e kulluar. Po aty ka prokurorë dhe gjykatës që me ato paga jetojnë”, u shpreh Shehaj.

Në fjalën e tij, Shehaj foli edhe për protestat që vijojnë prej më shumë se tre muajsh në Tiranë dhe për problemet që, sipas tij, qytetarët shqiptarë hasin në garantimin e të drejtave themelore.

“Duhet të kuptoni të nderuar miq të Shqipërisë që Shqipëria fatkeqësisht është vend i padrejtësive. Dhe ashtu si unë si kryetari i një partie opozitare duhet të luftoj për fjalën e lirë për të bërë opozitë, ashtu çdo qytetar shqiptar lufton çdo ditë për të drejtat themelore që ju as nuk mund ta imagjinoni”, tha ai.

Shehaj e mbylli fjalën duke falënderuar përfaqësuesit europianë për mbështetjen ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë.

“Ju falënderoj që jeni këtu dhe që vazhdoni dhe besoni pavarësisht problemeve, që Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE," tha Shehaj./Dosja.al

agron shehaj

Sondazh

Poll

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Tentuan të mashtronin Armand Dukën në emër të Taulant Ballës, në pranga sekserët e Florian Gjergjit

Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...

Me destinacion Greqinë, kapen 90 kg drogë në Kakavijë

Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh