Elisa Spiropali takim në kafene me Andreas Schieder: Europa nuk është vetëm destinacioni ynë

Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, ka ndarë në rrjetet sociale një takim me Andreas Schieder, raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Në fokus të bisedës në një nga kafenetë e Tiranës, Spiropali veçon marrëdhënien e Shqipërisë me Europën dhe sfidat që vendi duhet të përballojë në procesin e integrimit europian.

“Europa nuk është vetëm destinacioni ynë. Është standardi që aspirojmë, tërësia e sfidave që duhet të përballim për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes”, shkruan Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Një bisedë e hapur dhe shumë e vlefshme me Andreas Schieder, Raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Europa nuk është vetëm destinacioni ynë.

Është standardi që aspirojmë, tërësia e sfidave që duhet të përballim për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes.

Faleminderit Andreas për miqësinë dhe angazhimin e sinqertë e të gjithëkohshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?