Me stërvitjen e fundit në fushën e blertë ku zbret të martën, kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve atë ndaj përfaqësues modeste të San Marinos. 

Për sfidën e cila nis 20:45, Maran ka ekip në gjendje të mirë fizike, përveç Klisman Cake që vazhdon të stërvitet vetëm, ndërsa portieri Simon Simoni do t’i bashkohet skuadrës U-21. Për trajnerin dhe kapitenin Gjimshiti sfida si këto me San Marinon ku tre pikëshi është detyrim janë provë karakteri.

"Sigurisht që do të duhet të përballemi me qasjen e duhur në ndeshje të tilla. Këto janë ndeshje që të ndihmojnë për të ndërtuar mentalitetin e një skuadre. Duhet ta marrim shumë seriozisht këtë ndeshje, edhe me një vëmendje dhe një durim të veçantë specifikisht, sepse në këtë mënyrë di edhe se çfarë duhet të bësh. Sigurisht kemi shumë respekt për San Marinon, por kjo na jep edhe motivacion për të marrë masat e duhura për situatat që do të krijohen ndaj ndeshjes", tha Ronaldo Maran.

"Duhet të futemi në fushë me mentalitetin e duhur. Të jemi gati 100%. Varet edhe se si do të luajë San Marino, por edhe mënyra se si do të futemi ne në fushë, me agresivitetin dhe kualitetin që kemi. Besoj që mund t’ia dalim të gjithë së bashku. Të gjithë lojtarët që do të jenë në fushë dhe nga pankina janë shumë të rëndësishëm nesër. Kjo duhet të jetë forca jonë", tha Berat Gjimshiti.

Shqipëria e fitoi ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë 2-0 dhe trajneri Maran për sfidën e dytë pritet të bëjë ndryshime në formacion më së shumti në repartin e sulmit.  Kombëtarja e ka mundur San Marinon në të katërta ndeshjet e luajtura duke i shënuar 13 gola dhe nuk ka pësuar asnjë. Drejtësi do vendosin arbitra hungarezë.