Një telefon në dorë mund të shërbejë edhe për të parë më me vëmendje botën përreth. Me këtë ide është hapur tek instalacioni Reja në Tiranë edicioni i nëntë i Tirana Photo Festival, i cili këtë vit ka zgjedhur temën “Jeta përtej ekranit”.

Festivali ka sjellë në kryeqytet fotografë dhe aktivistë. Në ekspozitë janë paraqitur 100 fotografi, ndërsa punimet e edicionit përfshijnë fotografi individuale, seri fotografike dhe video. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një javë.

Drejtorja e festivalit, Eva Kushova, tha për kamerën e Report TV se tema e këtij viti pasqyron realitetin ku jetojmë. Sipas saj, përmes artit, festivali kërkon t’i ftojë njerëzit ta përdorin telefonin edhe për të zbuluar çfarë ndodh jashtë ekranit.

"Të veçantë këtë edicion e bën tematika që i përshtatet realiteti. Veçantia tjetër është vendi ku e zhvillojmë. Çdo vit është një vit ndryshe. Kategoritë këtë vit janë të njëjta  Festivali ka sjellë në kryeqytetin shqiptar aktivistë dhe fotografë. Tematika e këtij viti ishte jeta përtej ekranit. Në ekspozitë u shpalosën 100 foto. Kemi foto single, photo series dhe kategoria e tretë është video. Arti jep mesazhe të forta. E jona është një mënyrë për tu bërë thirrje atyre që mbajnë një celular në dorë që mos ta përdorë vetëm për të lundruar në tiktok por të dalë në natyrë, të mendojë pak, të bëjë foto dhe të kapë jetën jashtë shtëpisë” tha ajo