Starship arrin në orbitë për herë të parë, por shpërthen pas uljes në Paqësor (VIDEO)
Raketa e gjeneratës së ardhshme Starship e SpaceX hyri në orbitë për herë të parë të hënën, pavarësisht fikjes së njërit prej motorëve të saj. Misioni shënoi gjithashtu lëshimin e parë orbital të satelitëve të rinj Starlink nga Starship, ndërsa kompania e Elon Musk synon ta vërë raketën në përdorim të rregullt deri në fund të këtij viti.
Pak minuta më parë, Starship u ul në ujërat e Oqeanit Paqësor, në perëndim të Kilit, ku raketa shpërtheu. Megjithatë, misioni, i planifikuar fillimisht të zgjaste rreth 10 orë, përfundoi pas rreth tre orësh për shkak të problemit me motorin.
Sipas Reuters, mjeti pa pilot, rreth 40-katësh, përbëhet nga raketa përforcuese Super Heavy dhe platforma kryesore e sipërme Starship. Ai u ngrit nga platforma e lëshimit Starbase të SpaceX, përgjatë Gjirit të Meksikës, pranë Brownsville.
Raketa përforcuese Super Heavy e çoi pjesën e sipërme të Starship në hapësirë, përpara se të kthehej në ujërat e Gjirit për një ulje të kontrolluar nga motorët, pas dy misioneve të mëparshme në të cilat raketa përforcuese kishte bërë ulje të forta.
Rreth dy milionë përdorues të X ndoqën drejtpërdrejt udhëtimin e raketës në llogarinë zyrtare të SpaceX, ndërsa kompania publikoi pamje nga hapësira.
Megjithatë, fluturimi u përball edhe me një problem teknik. Pasi mbërriti në hapësirë, një nga tre motorët kryesorë të Starship u fik më herët se sa ishte planifikuar. Fillimisht, zëdhënësi i SpaceX, Dan Huot, njoftoi gjatë transmetimit se anija nuk do të ishte në gjendje të arrinte në orbitë.
“Ekipi vendosi të mos ndiqte hyrjen në orbitë”, tha ai.
Por pas një informimi nga inxhinierët, u konfirmua se Starship mund të përpiqej ende të ndizte motorin për një manovër që do ta dërgonte në orbitë. Anija e realizoi me sukses këtë manovër disa minuta më vonë.
Pasi arriti në orbitë, Starship nisi të lëshojë një nga një 26 satelitë Starlink të gjeneratës së ardhshme, në një lartësi të planifikuar prej rreth 166 miljesh, ose 269 kilometrash.
Fluturimi i 14-të i Starship dhe satelitët e rinj Starlink
Misioni i së hënës konsiderohet teknikisht fluturimi i 14-të testues i Starship, por ishte i pari që transportoi një ngarkesë orbitale, me një grup të ri satelitësh Starlink.
Starship është projektuar për të lëshuar satelitët Starlink më shpesh dhe për të transportuar misionet e ardhshme të NASA-s drejt Hënës. Sipas planit fillestar, raketa pritej të përfundonte gjashtë orbita rreth Tokës përpara se të kthehej.
Arritja në orbitë përbën një moment kyç për Starship, e cila është projektuar për të transportuar ngarkesa në hapësirë. Ky objektiv ishte parashikuar më herët nga Elon Musk, i cili kishte synuar që Starship të arrinte në orbitë që në vitin 2022 dhe të niste lëshimet e satelitëve në vitin 2023.
Megjithatë, që nga viti 2023, 13 fluturimet e mëparshme testuese të Starship kishin mbetur të kufizuara në hapësirën suborbitale. Fushata e zhvillimit të raketës, e cila ka zgjatur gati një dekadë, i ka kushtuar SpaceX më shumë se 15 miliardë dollarë, sipas raportimeve.
Musk ka thënë se synon që, në të ardhmen, të lëshojë qindra ose mijëra Starship në vit, një ritëm i paprecedentë për industrinë hapësinore. “Starship është 2 deri në 3 vjet larg fluturimit në orë”, shkroi Musk në X të dielën.
Satelitët e rinj Starlink V3 të lëshuar në këtë mision pritet të kenë kapacitet shumë më të madh se paraardhësit e tyre. Sipas SpaceX, ata mund të përpunojnë 10 herë më shumë të dhëna sesa satelitët V2, të cilët kompania i lëshon me raketat Falcon 9.
Musk synon që, pasi Starship të hyjë në përdorim të rregullt, satelitët V3 me kapacitet më të lartë të lëshohen në grupe prej 60 satelitësh për mision, me synimin që kjo të nisë deri në fund të këtij viti.
Starship është gjithashtu pjesë e programit Artemis të NASA-s, i cili synon të rikthejë astronautët në sipërfaqen e Hënës dhe të krijojë një prani afatgjatë atje, si një hap drejt eksplorimit të ardhshëm njerëzor të Marsit.
Raketa është një komponent kyç i planeve të Musk për të ulur kostot e lëshimeve në hapësirë, për të zgjeruar rrjetin Starlink dhe për të zhvilluar përdorime të tjera të infrastrukturës hapësinore.
Splashdown confirmed. Congratulations to the entire SpaceX team on the first orbital flight of Starship! pic.twitter.com/urjmiwnvNl
— SpaceX (@SpaceX) September 28, 2026
Payload deploy complete. All 26 @Starlink V3 satellites are in orbit pic.twitter.com/foUrHHvxcc
— SpaceX (@SpaceX) September 28, 2026
Starship has begun deploying its payload of 26 @Starlink V3 satellites. This deployment sequence will take ~30 minutes pic.twitter.com/ycIdAx5Lbe
— SpaceX (@SpaceX) September 28, 2026
Live views of Starship in orbit brought to you by @Starlink pic.twitter.com/JvmrSDVHg0
— SpaceX (@SpaceX) September 28, 2026
Starship’s 14th flight is set to launch on Monday, Sept 28. The 75-minute launch window opens at 7:15 a.m. CT. Live coverage of the mission starts ~35 minutes before launch → https://t.co/uQKQvgaTmJ
— SpaceX (@SpaceX) September 27, 2026
Protesta për pensionet në Turqi, ish-polici i jep fund jetës në Ankara (VIDEO)
Qytetarët në gatishmëri për uraganin Polo në bregdetin e Meksikës në Paqësor
Rusia sulmon Akademinë Kombëtare të Shkencave të Ukrainës, vritet një person
- 19:18 Protesta për pensionet në Turqi, ish-polici i jep fund jetës në Ankara (VIDEO)
- 18:59 Panik në qendër të Elbasanit, automjeti përfshihet nga flakët (VIDEO)
- 18:43 BioNTech mbyll tre fabrika në Gjermani
- 18:41 Këshilli bashkiak i Belshit voton kundër bashkimit me Elbasanin
- 18:34 Qytetarët në gatishmëri për uraganin Polo në bregdetin e Meksikës në Paqësor
- 18:26 Messi shënon golin spektakolar nga goditja e dënimit, vetëm dy gola larg rekordit