28 Shtator 2026, 19:10
Nga G.M
Emiriana Sako
TIRANA- Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, si përfaqësuese e Shoqatës së Bashkive dhe të Zgjedhurve Vendorë, prezantoi në diskutimet për reformën territoriale propozimet e miratuara nga Asambleja e shoqatës dhe të dorëzuara dy bashkëkryetarëve të reformës në qershor. Sako kërkoi që çdo përgjegjësi e re që do t’u ngarkohet bashkive të shoqërohet me kompetenca të përcaktuara qartë.
Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi gjithashtu nevojën për rritjen e kompetencave dhe shërbimeve në njësitë administrative, si dhe për një shpërndarje më të barabartë të investimeve në të gjithë territorin. Sipas saj, reforma duhet të garantojë që qytetarët, pavarësisht zonës ku jetojnë, të kenë akses në shërbime publike me të njëjtin standard, përfshirë edhe banorët e zonave më të largëta.
“Gjatë takimeve që kemi pasur me kryetarët e bashkive, kemi vënë theksin te funksionet dhe financat si çështje shumë të rëndësishme për shërbimin fundor të qytetarëve, sepse atyre nuk u intereson se kush e jep shërbimin, por e rëndësishme është që shërbimi me standard të shkojë edhe te qytetari me vendbanimin shumë të largët. Ne propozojmë që të ndalohet me instrument ligjor heqja e funksioneve dhe kompetencave të njësisë së qeverisjes vendore për çështje që shtrihen në territor nga qeveria qendrore. Duhet përcaktuar një metodologji e qartë e decentralizimit të një funksioni. Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia. Çdo funksion i ri që transferohet te bashkitë duhet shoqëruar me kompetenca të qarta, financim, standarde dhe kapacitete njerëzore. Duhen miratuar standarde kombëtare dhe vendore në harmoni me BE-në për shërbimet publike, të garantohet cilësi dhe akses i barabartë në shërbime në zona urbane dhe rurale. Njësitë administrative duhet të kenë më shumë kompetenca, të ofrojnë më shumë shërbime. Investimet të shpërndahen në mënyrë proporcionale. Vendosja e një rregullatori për shpërndarjen e investimeve do të bënte të mundur mbulimin me investime të të gjithë territorit." tha ajo./Dosja.al
emiriana sako reforma territoriale
Politike
28 Shtator 2026, 18:54
E. D
Agron Shehaj
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ngriti në Konferencën Ndërparlamentare me Bashkimin Euro...
Politike
28 Shtator 2026, 18:29
G.M
Fisnik Qosja
TIRANA- Fisnik Qosja, kryetari i Bashkisë së Kavajës ka marrë fjalën në Komisionin e Ligjeve ku ka mbështe...
Politike
28 Shtator 2026, 17:51
E. D
Elvis Lila
TIRANË- Kreu i komanduar i Shërbimit Informativ, Elvis Lila, ishte i pranishëm sot në mbledhjen e Këshillit t&eum...
Politike
28 Shtator 2026, 17:34
E. D
Fran Brahimi dhe Saimir Korreshi
TIRANË- Diskutimet për reformën territoriale kanë shkaktuar debate në Komisionin e Ligjeve m...
Politike
28 Shtator 2026, 16:41
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe, në takimin ...
Politike
28 Shtator 2026, 15:42
E. D
Edi Rama, Gitanas Nausėda, Ursula von der Leyen dhe Yulia Svyrydenko
BRUKSEL- Bashkimi Evropian po përgatit “udhërrëfyes” t...
Politike
28 Shtator 2026, 15:06
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Mbretërisë...
Politike
28 Shtator 2026, 15:01
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka njoftuar se zjarrëfikësit e Tiranës që u angazhuan në luft...
Politike
28 Shtator 2026, 14:36
E.d
Floriana Garo
TIRANA- Partia Demokratike ka kritikuar fjalimin e kryeministrit e Edi Rama gjatë konferencës ndërparlamentare, ku në&nb...
Politike
28 Shtator 2026, 14:08
E.d
Ish-krerët e UÇK-së
KOSOVA- Kuvendi i Kosovës ka miratuar ditën e sotme një deklaratë lidhur me aktgjykimin e Gjy...