Përfshihet nga flakët makina në Elbasan, qytetarët vrapojnë të panikosur: Dëgjuam shpërthim

Aktualitet

elbasan-makine_sd.webp

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, pasditen e kësaj të hëne, duke shkaktuar panik te qytetarët që ndodheshin në zonë.

Mësohet se përpara se automjeti të përfshihej nga zjarri, qytetarët kanë dëgjuar një shpërthim. Pas kësaj, makina ka marrë flakë dhe është përfshirë nga flakët dhe tymi i dendur.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa pritet që ato të përcaktohen pas hetimeve.

ME TE LEXUARAT