Nicole Scherzinger u dogj me ujë të valuar një orë para koncertit, por vijoi performancën

Një incident i dhimbshëm i ndodhi Nicole Scherzinger vetëm pak para koncertit të saj me “Pussycat Dolls” në Dusseldorf të Gjermanisë, pasi këngëtarja pësoi djegie në këmbë nga uji i valuar.

Të lidhura

None found

Ngjarjen e bëri publike vetë artistja 48-vjeçare përmes “Instagram”-it. Ajo publikoi një fotografi ku shfaqeshin skuqjet dhe flluskat e krijuara në këmbë si pasojë e djegies.

“Sa e mrekullueshme është kur uji i valuar të bie në këmbë një orë përpara performancës. Por shfaqja duhet të vazhdojë”, shkroi Scherzinger në “Instastory”, duke sqaruar se incidenti ndodhi para koncertit të 26 shtatorit.

Megjithëse ishte dëmtuar, këngëtarja nuk hoqi dorë nga performanca në PSD Bank Dome. Ajo u ngjit në skenë së bashku me Ashley Roberts dhe Kimberly Wyatt.

Në përfundim të shfaqjes, Scherzinger shprehu mirënjohjen e saj ndaj publikut në Dusseldorf për mbështetjen. Ajo gjithashtu bëri të ditur se turneu do të vazhdonte në Amsterdam.

Nicole Scherzinger dhe “Pussycat Dolls” po zhvillojnë turneun “PCD Forever”, përmes të cilit grupi është rikthyer në skenat ndërkombëtare.


Shtuar më 28.09.2026 19:38

sultanbeyli escortCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabet