E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump hap derën për marrëveshje me Iranin: Gati të lehtësojë sanksionet për çështjen bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur i gatshëm të shqyrtojë lehtësimin e sanksioneve ekonomike dhe lirimin e fondeve të ngrira ndaj Iranit, nëse Teherani tregon “përparim konkret” lidhur me çështjet bërthamore.

Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë amerikan për CNN, ndërsa palët po zhvillojnë bisedime indirekte përmes ndërmjetësve për t’i rikthyer ato në tryezën e dialogut.

Reklamë

Pavarësisht hapësirës për negociata, administrata amerikane ka ruajtur një qasje të kujdesshme. Gjatë fundjavës, presidenti Trump hodhi poshtë propozimin e fundit të Iranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke e cilësuar atë si “të papranueshëm” dhe duke theksuar se Teherani “e teproi” me kërkesat e tij fillestare.

Bisedimet nga ana e Shteteve e Bashkuara po drejtohen nga një ekip i nivelit të lartë, ku bëjnë pjesë i dërguari i posaçëm Steve Witkoff, Jared Kushner, zëvendëspresidenti JD Vance dhe sekretari i shtetit Marco Rubio.

Sipas zyrtarëve amerikanë, megjithëse Irani ka shfaqur një farë fleksibiliteti në aspektin bërthamor, ende nuk ka një dakordësi mbi afatet kohore të angazhimeve. Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, theksoi se Uashingtoni mbetet skeptik për shkak të shkeljeve të mëparshme të memorandumeve të mirëkuptimit nga ana iraniane, përfshirë incidentet e fundit me anijet tregtare në det.

“Ata donin të bënin një marrëveshje, por nuk është marrëveshja që dua unë,” deklaroi presidenti Trump, duke lënë të kuptohet se presioni diplomatik dhe ekonomik do të vijojë derisa të arrihen kushtet e duhura për një zgjidhje të qëndrueshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.