web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Priten ndryshime në formacion, Maran: E kam një ide, mungesë respekti ndaj lojtarëve nëse...

28 Shtator 2026, 19:34, Sport CNA

Priten ndryshime në formacion, Maran: E kam një ide, mungesë

Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran pranoi se mund të ketë ndryshime në formacion ndaj San Marinos. Megjithatë, ai theksoi se nuk do të ketë ndryshime në mënyrën e lojës.

Maran refuzoi ta tregojë formacionin, duke thënë se ende nuk e dinë lojtarët dhe do të ishte mungesë respekti ndaj tyre nëse e zbulon në media.

“E rëndësishme për një skuadër është mentaliteti. Ne duhet të futemi në fushë, për të bërë atë që dimë dhe duhet të bëjmë. Nuk duhet të kënaqemi me disa elementë. Duhet të merret çdo gjë seriozisht.

Për formacionin e kam një ide se cila 11-she do të luajë. Megjithatë kemi 24 orë kohë nga ndeshja. Jam i bindur se të gjithë lojtarët do të jenë të gatshëm për të hyrë në fushë dhe për të bërë maksimumin. Do të ishte mungesë respekti që lojtarët ta dinin formacionin nga media. As ata nuk e dinë ende.

Është diçka ndryshe, sepse ndodh për herë të parë që luhen katër ndeshje radhazi. Kur bëra listën, mora parasysh kushtet fizike dhe karakteristikat. Mund të ketë ndryshim, por jo në fizionomi. Jam i bindur se kushdo që të luajë, do të japë më të mirën. Mund të ketë ndonjë ndryshim, por jo në fizionominë e skuadrës.”, deklaroi Maran. 





Lajmet e fundit nga