web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk jemi në situatë lufte, reagim i vakët”/ Politologu kritikon mbledhjen për Sigurinë Kombëtare

28 Shtator 2026, 19:33, Politikë CNA

“Nuk jemi në situatë lufte, reagim i vakët”/

Politologu Ermal Hasimja analizoi sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Duke folur për çështjen në “Euronews Albania”, Hasimja tha se në përfundim të mbledhjes u ndanë disa reagime të vakëta, pavarësisht seriozitetit të çështjes.

Sipas tij, mbledhja e sotme doli në të njëjtin qëndrim si adresimi i djeshëm i kryeministrit Edi Rama.

Hasimja theksoi se në situatën që jemi sot, ky këshill do të duhej të merrte një vendim me peshë.

“Mesazhi që u dha, ai i përgjegjësisë personale, që nuk duhet të minojë besimin te shteti, është një mesazh që në një farë mënyrë u dha edhe dje nga kryeministri. Nuk është se prodhoi diçka të re ose u ngrit në cilësinë e detyrës, në kuptimin e nivelit të reagimin të duhet të kishte bërë. Reagimi më duhet goxha i vakët. Këshilli do të duhej të ishte më i rreptë, më i ashpër në raport me problemin që ka ndodhur. E njëjta gjë që u tha edhe nga Rama në Rinas. Nuk jemi as në situatë lufte e as në kryengritje, po do të duhej të merrej një vendim me peshë”,-tha Hasimja./CNA 





Lajmet e fundit nga