28 Shtator 2026, 19:42
Nga DOSJA
SAN MARINO - Trajneri i Kombëtares, italiani Rolando Maran, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj San Marinos, e dyta për kuqezinjtë tanë në Nations League, bëri vlerësime e tij dhe foli për ndeshjen e nesërme.
“Duhet të përballemi me qasjen e duhur, në ndeshje të tilla. Këto ndeshje ndihmojnë për të ndërtuar mentalitetin e një skuadre. Duhet ta marrim me qetësi këtë ndeshje. Duhet shumë respekt për San Marinon. Kjo na jep mundësi për të marrë masat e duhura për situatat që mund të ndodhin gjashtë ndeshjes.
E rëndësishme është të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme dhe të tregojmë ato që kemi përgatitur. Duhen lexuar situata. Duhen bërë zgjedhjet më të mira, në varësi si do të luajë kundërshtari.”
“E rëndësishme për një skuadër është mentaliteti. Ne duhet të futemi në fushë, për të bërë atë që dimë dhe duhet të bëjmë. Nuk duhet të kënaqemi me disa elementë. Duhet të merret çdo gjë seriozisht.
Për formacionin e kam një ide se cila 11-she do të luajë. Megjithatë kemi 24 orë kohë nga ndeshja. Jam i bindur se të gjithë lojtarët do të jenë të gatshëm për të hyrë në fushë dhe për të bërë maksimumin. Do të ishte mungesë respekte që lojtarët ta dinin formacionin nga media. As ata nuk e dinë ende.
Është diçka ndryshe, sepse ndodh për herë të parë që luhen katër ndeshje radhazi. Kur bëra listën, mora parasysh kushtet fizike dhe karakteristikat. Mund të ketë ndryshim, por jo në fizionomi. Jam i bindur se kushdo që të luajë, do të japë më të mirën. Mund të ketë ndonjë ndryshim, por jo në fizionominë e skuadrës.”
B.T (Dosja.al)
Sport
28 Shtator 2026, 19:31
SAN MARINO - Kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Berat Gjimshiti, doli në konferencën për shtyp të organizuar në Sa...
Sport
28 Shtator 2026, 19:00
Lojtarët e Uruguajit festojnë një gol kundër Koresë së Jugut
KOREJA E JUGUT - Koreja e Jugut, e emocionuar me fitoren 3-0 nda...
Sport
28 Shtator 2026, 18:30
Perez dhe Laporta
SPANJE - Saga ligjore midis Real Madridit dhe FC Barcelonës ka marrë një kthesë tjetër. Florentino Pérez ...
Sport
28 Shtator 2026, 18:00
SPANJE - Eric García është tashmë në shtëpi. Qendërmbrojtësi katalanas humbi ndeshjen e parë të Spanjë...
Sport
28 Shtator 2026, 17:30
NORVEGJI - Ndeshja Norvegji-Portugali përfundoi me më shumë se një fitore 2-1 për Portugalinë. Në minutat e fundit, një...
Sport
28 Shtator 2026, 17:00
Roberto Mancini me titullin e Premier League
ANGLI - Roberto Mancini, trajneri i kombëtares italiane, foli për raportet që sugjeronin se ai ...
Sport
28 Shtator 2026, 16:53
SHKODER - Përfaqësuesja shqiptare U-17 ka dhuruar një paraqitje spektakolare në “Loro Boriçi”, duke mposhtur 5-1 bashk&...
Sport
28 Shtator 2026, 16:30
SPANJE - Lajme të mira vazhdojnë të dalin, ndërsa Real Madridi kthehet në stërvitje. Ekipi i parë shijoi një javë...
Sport
28 Shtator 2026, 16:00
Zidane, gjatë një seance stërvitore me Francën
FRANCE - Nuk kishte kurrë ndonjë mundësi për Zinedine Zidane, pasi p...
Sport
28 Shtator 2026, 15:30
SPANJE - Dominik Livakovic kthehet nesër në Sánchez Pizjuán. Ishte stadiumi ku portieri kroat debutoi me fanellën e Barcelonë...