Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, doli në konferencën e zakonshme për shtyp, një ditë para ndeshjes me San Marinon, ku foli për mënyrën se si skuadra duhet ta përballojë këtë sfidë.
Çfarë duhet të bëjmë për ta zgjidhur shpejt ndeshjen me San Marinon?
Shqipëria duhet të zhvillojë një ndeshje serioze, me përqendrim maksimal. Janë ndeshje që të ndihmojnë për të ndërtuar mentalitetin e skuadrës. Duhet një durim i veçantë. Në këtë mënyrë, e di edhe se çfarë duhet të bësh. Duhet shumë respekt për San Marinon dhe do të marrim masat e duhura për çdo situatë që mund të krijohet.
Si duhet të luajmë, me pasime vertikale, me zotërim të topit...?
E rëndësishme është të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme dhe të lexojmë situatat që do të krijohen gjatë saj. Do të bëjmë zgjedhjet më të përshtatshme. Në varësi të situatave, mund të përdorim edhe vertikalizimet.
Çfarë prisni ndryshe ndaj këtij kundershtari për të kuptuar se futbollistët i kanë përvetësuar idetë e tua?
Siç e thashë edhe më herët, për ngritjen e një skuadre ka rëndësi mentaliteti. Sigurisht që duhet të futemi në fushë, pavarësisht kundërshtarit, për të bërë atë që duhet të bëjmë. Nuk duhet të kënaqemi thjesht me disa elementë të caktuar. Sigurisht, duhet të krijohen kushtet ideale që gjithçka të merret me seriozitet. E rëndësishme është edhe rritja e skuadrës në këtë rast.
Mund ta zbuloni formacionin?
Praktikisht e kam një ide se cila mund të jetë 11-shja që do të startojë. Kemi ende rreth 24 orë deri në ndeshje dhe dua të pres deri në momentet e fundit për të bërë vlerësimet përfundimtare, sidomos sa i përket aspektit fizik. Jam i bindur se të gjithë ata që do të zbresin në fushë do të japin maksimumin për të zhvilluar ndeshjen më të mirë të mundshme. Edhe lojtarët nuk e dinë ende formacionin, pasi do të ishte mungesë respekti që ai të bëhej i ditur paraprakisht përmes medias.
Është diçka ndryshe edhe fakti që për herë të parë do të luajmë katër ndeshje radhazi. Kur hartova listën e lojtarëve, mora parasysh gjendjen fizike dhe karakteristikat e tyre, por edhe ato të kundërshtarëve. Mund të ketë ndryshime, por jo në fizionominë e skuadrës. E rëndësishme është që të rritemi si ekip. Jam i bindur se kushdo që do të luajë do të jetë i motivuar për të dhënë më të mirën. Të 28 lojtarët e grumbulluar janë maksimalisht të impenjuar.
A do të vijnë familjarët e tu për t’ju ndjekur?
Në fakt, kam ftuar shumicën e familjarëve në Tiranë. Mund të jenë disa persona, por numri nuk është i rëndësishëm. Ne jemi të përqendruar te ndeshja, sidomos duke pasur parasysh se do të kemi edhe mbështetjen e tifozëve shqiptarë. Kjo na bën të ndihemi edhe më të përgjegjshëm për t’i bërë krenarë dhe për të dhënë maksimumin në fushë.
© SYRI.net
Gjimshiti paralajmëron para San Marinos: Nuk do të jetë aspak e thjeshtë, duam vendin e parë
Banda që grabiti vilën e sulmueis të Liverpoolit dënohet me burg, shënjestruan edhe ‘yje’ të tjerë të Premier League-s
11 fëmijë, 7 gra dhe 160 milionë euro të humbura: jeta ‘e çmendur’ e Roberto CarlositBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: