AKTUALITET /

“Ku i keni provat? Na keni çarë kokën”, Hati “shpërthen” pas raportimeve se është pjesë e videove të Ergys Agasit

Hati thotë se është përballur vazhdimisht me raportime që, sipas saj, përmbajnë pretendime të pabazuara.

Shkruar nga Versus

“Ku i keni provat? Na keni çarë kokën”, Hati

Hati ka reaguar ashpër pas raportimeve se mund të jetë një prej personave që shfaqen në videot e lidhura me Ergys Agasin.

Përmes një videoje, Hati mohon të ketë lidhje me përmbajtjen e publikuar dhe kërkon që ndaj saj të paraqiten prova konkrete.

“A e kuptoni që nuk ju ecën lajmi pa vu fytyrën time apo emrin tim? Se jeni pa bukë, sa doni me hëngër bukë në kurriz tim. Po na keni çarë kokën, sinqerisht! Na keni lodhur myqtë!”, shprehet Hati në një video postuar në profilin e saj në rrjetin instagram.

Hati thotë se është përballur vazhdimisht me raportime që, sipas saj, përmbajnë pretendime të pabazuara.

“Unë po shkoj për palestër, tani do të duroj lloj-lloj llafesh, lloj-lloj budallallëqesh, lloj-lloj shpifjesh... Ku i keni me prova o vlla?! Nxirrni me prova moj!”, vijon ajo.

“A keni Zot mor vlla?!”, thotë përmes video-mesazhit Hatixhe Brika.

Mesazhi

"A e kuptoni që nuk ju ecën lajmi pa vu fytyrën time apo emrin tim? Se jeni pa bukë sa doni me hëngër bukë në kurriz tim. Po na keni çarë kokën, sinqerisht! Na keni lodhur myqtë! Jeni njerëzit më të shpifur që mund të mbajë planeti Tokë, edhe prandaj nuk jetoj në Shqipëri se jeni monstra! Na keni çarë kokën boll tani! Se unë po shkoj për palestër, tani do të duroj lloj-lloj llafesh, lloj-lloj budallallëqesh, lloj-lloj shpifjesh... Ku i keni me prova o vlla?! Nxirrni me prova moj! Ooo! A keni Zot mor vlla?! A po s'keni Zot mor burrë, nuk ju marr vesh!"

 

 

Poll