Madonna ishte padyshim ylli i mbrëmjes në ceremoninë e MTV Video Music Awards 2026, duke u larguar nga Los Angeles me shtatë trofe, përfshirë çmimin prestigjioz “Artist of the Year”.
Artistja amerikane hapi ceremoninë me një performancë live, duke u rikthyer në skenën e VMAs pas 23 vitesh. Rikthimi u shoqërua me një mbrëmje të suksesshme për të, teksa ajo dominoi disa prej kategorive kryesore.
Përveç titullit “Artist of the Year”, Madonna fitoi edhe çmimet “Best Collaboration”, së bashku me Sabrina Carpenter për këngën “Bring Your Love”, “Best Dance”, “Best Album”, “Best Cinematography”, “Best Choreography” dhe “Best Long Form Video” për projektin “Confessions II”.
Në fjalimin e saj pas marrjes së çmimit kryesor, Madonna foli për periudhën e fundit të jetës dhe karrierës së saj, duke treguar se kishte kaluar rreth një vit e gjysmë duke “gjetur veten, duke besuar tek vetja dhe duke krijuar muzikën që dëshironte të bënte”.
“Shpresoj që të gjithë ju të bëni të njëjtën gjë: të gjeni veten dhe të besoni tek vetja”, u shpreh ajo.
Me shtatë trofe, Madonna u rendit si artistja më e suksesshme e mbrëmjes. Ndërkohë, Taylor Swift fitoi çmimin “Video of the Year” për “The Fate of Ophelia”, si dhe trofeun e parë “Artist Director Honors”.
Ceremonia e MTV VMAs 2026 u zhvillua më 27 shtator në Peacock Theater në Los Angeles, me Snoop Dogg në rolin e prezantuesit.


