TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kombëtarja e Shqipërisë përballet me San Marinon më 29 shtator, në orën 20:45, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Kombeve.
Në prag të sfidës, trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, ka dalë në konferencën për shtyp, ku foli për përgatitjet e skuadrës, mënyrën e lojës dhe formacionin që pritet të zbresë në fushë.
Maran theksoi se Shqipëria duhet ta trajtojë ndeshjen me seriozitet dhe përqendrim maksimal, duke kërkuar gjithashtu durim gjatë përballjes.
DEKLARATA E MARAN NË KONFERENCËN PËR SHTYP:
ÇFARË DUHET TË BËJMË PËR TA ZGJIDHUR SA MË SHPEJTË NDESHJEN?
Shqipëria duhet të bëjë një ndeshje serioze, me përqendrim maksimal. Janë ndeshje që të ndihmojnë për të ndërtuar mentalitetin e skuadrës. Duhet durim i veçantë. Në këtë mënyrë di dhe çfarë duhet të bësh. Duhet shumë respekt për San Marion, do marrim masat e duhura për çdo situatë që do të krijohej.
ME PASIME VERTIKALE APO ME MBAJTJE TOPI, SI DUHET TA ZGJIDHE NDESHJEN SHQIPËRIA?
E rëndësishme është të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme. Të lexojmë situatat e caktuara që do të ketë ndeshja. Do të bëjmë zgjedhjet më të përshtatshme. Në varësi të situatave mund të përdorim edhe vertikalizimet.
ÇFARË DONI TË SHIKONI NDRYSHE NDAJ SAN MARINOS, PËR TË KUPTUAR QË SKUADRA PO PËRVETËSON IDETË TUAJA?
Siç e thashë edhe më herët, për ngritjen e një skuadre ka rëndësi mentaliteti. Sigurisht që duhet të futemi në fushë, pavarësisht nga kundërshtari, për të bërë atë që duhet të bëjmë dhe nuk duhet të kënaqemi thjeshtë me disa elementë të caktuar. Sigurisht duhet të krijohen kushtet ideale që gjithçka të merret me seriozitet. E rëndësishme është dhe rritja e skuadrës në këtë rast.
FORMACIONI?
Praktikisht e kam një ide se kush mund të jetë 11-shja që do të startojë. Kemi dhe rreth 24 orë para se të luajmë ndeshjen. Jam i bindur që të gjithë do të hynë në fushë për të bërë ndeshjen më të mirë të mundshme. As lojtarët nuk e dinë ende, kjo do të ishte mungesë respekti që të merrej vesh përpara nga media. Këto orët e fundit do të pres, për të bërë matjet e fundit. Më shumë sa i përket aspektit fizik.
Është diçka ndryshe dhe fakti që luhen 4 ndeshje radhazi për herë të parë. Kur bëra listën e lojtarëve, kam marrë parasysh kushtet fizike dhe karakteristikave. Qoftë të kundërshtarëve, por edhe të lojtarëve. Mund të ketë ndryshim, por jo të fizionomisë të skuadrës. E rëndësishme që ne të rritemi në vlerë, jam i bindur që kushdo të luajë do jetë i motivuar për të bërë më të mirën. 28 lojtarët e grumbulluar kanë impenjimin maksimal. Mund të ketë ndonjë ndryshim, pasi e favorizojnë kushtet, por jo në fizionominë e skuadrës.
Kur ke qarkullim të topit, sidomos me skuadër që do ketë tendencën për t’u mbyllur në mbrojtje. Kemi hapësirë që të mund të spostosh le të themi mbrojtjen kundërshtare. Të krijosh hapësira, në mënyrë që të shmangësh edhe bërjen e ndonjë gabimi që mund të çojë te rezultat problematik.
KUSH DO TË VIJË NGA FAMILJARËT PËR T’IU NDJEKUR?
“Në fakt i kam ftuar shumicën në Tiranë, mund të jenë disa persona, nuk është i rëndësishëm numri. Jemi të përqendruar në këtë ndeshje. Sidomos për faktin që do të kemi edhe tifozë shqiptarë. Na bën akoma më tepër të ndihemi përgjegjës për t’i bërë ata krenarë dhe për ti bërë më të mirën tonë të mundshme.