28 Shtator 2026, 19:45
Nga G.M
Alexis Grinkevich
RUSI- Rusia po përdor një sërë veprimesh hibride me synimin për të dobësuar vendosmërinë e vendeve që vazhdojnë të mbështesin Ukrainën. Paralajmërimi është bërë nga Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, Alexis Grinkevich, gjatë dëshmisë së tij para parlamentarëve evropianë.
Sipas tij, Moska po përpiqet të krijojë pasiguri, të shtojë presionin ndaj qeverive evropiane dhe të ndikojë në vendimin e tyre për të vijuar mbështetjen për Kievin. Ai theksoi se përballë këtyre përpjekjeve, aleatët duhet të ruajnë dhe forcojnë vullnetin politik për të mbështetur Ukrainën.
Mediat e huaja raportojnë se, Grinkevich u ndal edhe te nevoja për të identifikuar publikisht përgjegjësit për sulmet hibride, kur ekzistojnë prova të mjaftueshme dhe një nivel i lartë sigurie për origjinën e tyre. Sipas tij, publikimi i përgjegjësit mund të shërbejë si masë parandaluese duke rritur kostot politike për shtetet që organizojnë ose mbështesin këto veprime.
Deklaratat vijnë në një periudhë kur vendet evropiane po përballen me shqetësime në rritje lidhur me kërcënimet hibride, përfshirë sulmet kibernetike, sabotazhet dhe forma të tjera ndërhyrjeje. Autoritetet evropiane kanë lidhur disa prej këtyre rasteve me Rusinë ose me rrjete që dyshohet se veprojnë në interes të saj. Mesazhi i komandantit të NATO-s është se operacionet hibride nuk duhet të ndikojnë në kohezionin e aleatëve apo në vazhdimin e mbështetjes së tyre për Ukrainën./Dosja.al
alexis grinkevich ukraine rusi
Bota
28 Shtator 2026, 17:57
G.M
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Pas bisedës së presidentit në largim të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me presi...
Bota
28 Shtator 2026, 17:55
G.M
Kongresisti republikan, Joe Wilson. Fotografi nga arkivi.
Dy republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashku...
Bota
28 Shtator 2026, 17:20
G.M
Marie-Célestine Carontois
RD KONGO- Një zyrtar i lartë i partisë në pushtet në Republikën Demokratike të Kongos &...
Bota
28 Shtator 2026, 17:03
G.M
Deniz Goktas
TURQI- Një gjykatë në Stamboll ka dënuar me 19 muaj burg komedianin turk Deniz Goktas, pasi u shpall fajtor për &ldqu...
Bota
28 Shtator 2026, 16:17
E. D
Ministri grek i Energjisë, Stavros Papastavrou dhe ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle
GREQI- Partitë opozitare t&e...
Bota
28 Shtator 2026, 16:12
G.M
Vullnetarë e bartin një grua të plagosur nga vendi ku ndodhet ndërtesa e Akademisë së Shkencave të Ukrainës, pasi ajo ...
Bota
28 Shtator 2026, 15:51
G.M
Pamje nga Kievi
UKRAINA- Një grua humbi jetën dhe tre persona të tjerë u plagosën pasi një dron rus goditi të hën&e...
Bota
28 Shtator 2026, 15:43
G.M
Forcat e NATO-s
EVROPA- Bashkimi Evropian po bën një hap drejt forcimit të autonomisë së tij mbrojtëse, pasi miraton pesë...
Bota
28 Shtator 2026, 15:10
G.M
Flamuj të Bashkimit Evropian në selinë e Komisionit Evropian, në Bruksel. Fotografi nga arkivi.
Një ditë pasi presidenti i Se...
Bota
28 Shtator 2026, 15:00
G.M
Xi Jinping dhe Donald Trump
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë arritur marrëveshje për uljen reciproke të tarifave për mallra...