Top Channel/ Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë, çfarë thanë drejtuesi i ri i SHISH dhe kreu i SPAK
28/09/2026 19:57

Duke folur në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, kreu i komanduar i SHISH, Elvis Lila, ka këmbëngulur se nga një auditim tepër sekret kryer pas masës penale ndaj Vlora Hysenit, nuk rezulton që nga ky institucion të kenë dalë dokumente që cënojnë sigurinë kombëtare të vendit. Burime shumë të sigurta të TCH të pranishme në takim, cituan kreun e SHISH dhe presidentin që në këtë mbledhje urgjente të thirrur, kanë përmendur detyrimin për të mbledhur dhe ruajtur informacione të sigurisë e po ashtu domosdoshmërinë dhe për të bashkëpunuar me institucionet. E ndërsa të pranishmit në këtë mbledhje ku fjalimet e secilit titullar mbahen sekret, pohuan më tej se kryeprokurori Klodian Braho u ka thënë krerëve të institucioneve të ngarkuar me ligj që të jenë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, se SPAK arriti në përfundimin se duhej kërkuar masë sigurie në gjykatë ndaj drejtoreshës së Shërbimit Inteligjent Shqiptar pas administrimit të disa provave sekrete për hetimin mes tyre edhe disa kryerje banesash. Mbasi grupi i hetimit siguroi provat arriti në këtë vendimmarrje citohet të ketë shpjeguar zoti Klodian Braho në emër të dy prokurorëve. Nga ana tjetër kryeministri Rama ka theksuar bëjnë me dije të njëjtat burime se përgjegjësia është individuale. Duhet të gjenden mekanizma për ndërveprim ka këmbëngulur Kryeministri, për të ruajtur sigurinë kombëtare. Ndërsa nga ana e tij presidenti pasi ka lënë detyrat për secilin institucion, ka bërë të qartë se duhet ruajtur pavarësia dhe nuk duhet ndërhyrë në punën e Prokurorisë së Posaçme. Burimet e posaçme nuk konfirmuan që në këtë mbledhje të ketë patur debate.

Top Channel/ PS rrëzon “hartën” e PD për 100 bashki, nuk u miratua në Kuvend
28/09 20:00
Top Channel/ Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë, çfarë thanë drejtuesi i ri i SHISH dhe kreu i SPAK
28/09 19:57
Top Channel/ Ngacmonte nxënësen 13 vjeçe, arrestohet mësuesi 60-vjecar në Lushnjë, banorët të tronditur
28/09 19:56
Top Channel/ BE “surprizë” për Shqipërinë! “Politico” zbulon planin për integrim më të shpejtë
28/09 19:54
Top Channel/ ‘Sa pyetje ke ti, bjeri shkurt?’ Manja-Korreshit: Bëj sa të duash vetëm mbaro dhe…
28/09 19:38
Top News- Sirenat e zjarrfikëses kumbojnë në Elbasan, “shpërthen” në flakë makina
28/09 19:03
Top Channel/ Makina shkrumbohet plotësisht në qendër të Elbasanit, qytetarët në panik
28/09 18:55
Top Channel/ Zjarri në Kreshpan, banori: Në kohën e Enverit bëheshin kavaleta kashte, pse tani…
28/09 18:52
Top Channel/ Vijon zjarri në Kreshpan, shoqërohen 3 persona të dyshuar për zjarrvënie
28/09 18:44
Top News- Shqipëria prezantohet me 17 startup-e në Bits & Pretzels 2026 në Mynih
28/09 18:41
Top Channel/ Zjarr në kodrat me ullishta në Kreshpan të Fierit, era ndihmon në përhapjen e flakëve
28/09 17:45
Top News – Baste pranë shkollave/ Zbulohen lokale me lojëra fati, kapen 8 persona
28/09 17:30
Top News – Integrimi, Shqipëria në metrat e fundit. McAllister: Tani detyrë…
28/09 17:05
Top News – Edhe Laert Haxhiu në Kushtetuese / Kërkon rigjykim-Më janë shkelur të drejtat nga GJKKO
28/09 16:45
Top News-‘Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro’. Të rinjte tentojnë mashtrimin e Dukës
28/09 16:45
Top Channel/ Në prani të Papës, Macron i kërkon Europës t’i rezistojë nacionalizmit dhe urrejtjes
28/09 15:53
Top Channel/ Papa Leoni: Guxim për paqen. Europa të mos mbështetet te riarmatimi
28/09 15:53
Top Channel/ BE-ja përballë sulmeve hibride. Kallas: Protokoll urgjence për reagim të përbashkët
28/09 15:53
Top Channel/ Irani pas sulmit në bazën angleze.Burimi i Reuters: Lidhja me Teheranin, më e mundshmja
28/09 15:53
Top Channel/ Kujdes me bisedat në WhatsApp. AKSK: Raste komprometimi në rajon
28/09 15:48