Top Channel/ Artistët kërkojnë të ardhurat, debati në Komisionin e Kulturës: Suada nuk funksionon
28/09/2026 20:06

Kantautorët dhe instrumentistët e thirrur këtë të hënë në Komisionin e Kulturës kërkuan ndryshime në projektligjin për të drejtat e autorit, me qëllim që të ardhurat të shpërndahen në mënyrë të drejtë. Artistët kritikuan veprimtarinë e SUADA, sportelit unik për administrimin e të drejtës së autorit. Sipas tyre, të ardhurat që mbledh kjo agjenci vetëm janë pakësuar, vit pas viti. Elton Deda - Ky sportel të funksiononte dhe çdo agjenci të merrte të ardhurat e veta. U bë shumë vite që kjo nuk funksionon fare. Kur SUADA nuk ishte, autorët kanë marrë më shumë para! Dëshiroj që kjo pjesë duhet parë, ndoshta sporteli unik është një sportel i panevojshëm. U bë vite që kjo gjë nuk po funksionon. Adrian Hila – Kjo është një tabelë e pagesave që ka mbledhur SUADA. Shikoni diferencën nga 2018 në 2024. Mendoj që sporteli unik duhet të jetë grup interesi. Për mendimin tim, duhet të jetë një sportel unik, por të funksionojë si Italia. Është agjencia e interpretëve që mbledh të gjitha të ardhurat dhe i shpërndan. Ky sportel duhet që të jetë funksional dhe duhet të jetë një grup interesi sepse kështu nuk funksionon. Duke qenë SUADA në mes merr goxha përqindje të të ardhurave. Ina Zhupa – Tabela na vuri përballë një shoku. Një x kabllor nga 8 milionë, ka paguar 1 milionë, çfarë ka ndodhur?! Në 2019 qenkan 270 bar kafe, tani 13. Pse kaq ndryshim. Unë do të kërkoj përgjigjet e duhura nga institucionet. Erion Malaj – Tabela është marrë nga sporteli unik se më bën çudi kjo diferencë? Më bën çudi që tani janë të gjitha vlerat të rrumbullakosura. Muzikantët kundërshtojnë dhe shtimin e agjencive, që thonë se do i vështirësonte procedurat për garantimin e të drejtave dhe mbledhjen e të ardhurave të autorëve. Elton Deda - Pajisja e shumë agjencive me licenca për të mbledhur të drejtat e autorëve, ne nuk na duket në rregull. Jemi në një pikë të errët të të drejtës së mbledhjes së të ardhurave

Top Channel/ Artistët kërkojnë të ardhurat, debati në Komisionin e Kulturës: Suada nuk funksionon
28/09 20:06
Top Channel/ Aksidentet u rritën këtë vit, 8-mujori me 983 aksidente, 6.2% më shumë se vjet
28/09 20:03
Top Channel/ PS rrëzon “hartën” e PD për 100 bashki, nuk u miratua në Kuvend
28/09 20:00
Top Channel/ Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë, çfarë thanë drejtuesi i ri i SHISH dhe kreu i SPAK
28/09 19:57
Top Channel/ Ngacmonte nxënësen 13 vjeçe, arrestohet mësuesi 60-vjecar në Lushnjë, banorët të tronditur
28/09 19:56
Top Channel/ BE “surprizë” për Shqipërinë! “Politico” zbulon planin për integrim më të shpejtë
28/09 19:54
Top Channel/ ‘Sa pyetje ke ti, bjeri shkurt?’ Manja-Korreshit: Bëj sa të duash vetëm mbaro dhe…
28/09 19:38
Top News- Sirenat e zjarrfikëses kumbojnë në Elbasan, “shpërthen” në flakë makina
28/09 19:03
Top Channel/ Makina shkrumbohet plotësisht në qendër të Elbasanit, qytetarët në panik
28/09 18:55
Top Channel/ Zjarri në Kreshpan, banori: Në kohën e Enverit bëheshin kavaleta kashte, pse tani…
28/09 18:52
Top Channel/ Vijon zjarri në Kreshpan, shoqërohen 3 persona të dyshuar për zjarrvënie
28/09 18:44
Top News- Shqipëria prezantohet me 17 startup-e në Bits & Pretzels 2026 në Mynih
28/09 18:41
Top Channel/ Zjarr në kodrat me ullishta në Kreshpan të Fierit, era ndihmon në përhapjen e flakëve
28/09 17:45
Top News – Baste pranë shkollave/ Zbulohen lokale me lojëra fati, kapen 8 persona
28/09 17:30
Top News – Integrimi, Shqipëria në metrat e fundit. McAllister: Tani detyrë…
28/09 17:05
Top News – Edhe Laert Haxhiu në Kushtetuese / Kërkon rigjykim-Më janë shkelur të drejtat nga GJKKO
28/09 16:45
Top News-‘Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro’. Të rinjte tentojnë mashtrimin e Dukës
28/09 16:45
Top Channel/ Në prani të Papës, Macron i kërkon Europës t’i rezistojë nacionalizmit dhe urrejtjes
28/09 15:53
Top Channel/ Papa Leoni: Guxim për paqen. Europa të mos mbështetet te riarmatimi
28/09 15:53
Top Channel/ BE-ja përballë sulmeve hibride. Kallas: Protokoll urgjence për reagim të përbashkët
28/09 15:53