pamjet nga protesta
TIRANË- Me thirrjet “pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “duam dorëheqje”, protestuesit kanë marshuar drejt “Qytetit Studenti”. Marshimi është shoqëruar me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e tij.
Në fokus të protestës janë edhe studentët, të cilëve qytetarët u kërkojnë një përfshirje më të madhe të tyre në qëndresën kundër qeverisë. Thirrja ndaj tyre vjen në prag të vitit të ri akademik, i cili pritet të nisë javën e ardhshme me datë 5 tetor. Marshimi vijon drejt “Qytetit Studenti”, ndërsa protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar protestën dhe kërkesat e tyre.
"Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al