LIVE UPDATES
Bota

REL: Çka i karakterizoi 14 vjetët e Vuçiçit në pushtet?

Një dekadë e gjysmë më vonë, ai e braktisi postin e presidentit të Serbisë dhe iu fut garës zgjedhore për postin e kryeministrit, pas dy vjetësh protestash dhe kërkesash për zgjedhje të parakohshme.

28 Shtator 2026, 20:10 Nga G.M
REL: Çka i karakterizoi 14 vjetët e Vuçiçit në
Aleksandar Vuçiq largohet nga Presidenca e Serbisë pasi dha dorëheqjen më 27 shtator 2026.


Ish-radikal i Vojsllav Sheshelit dhe ministër i Sllobodan Millosheviqit, Aleksandar Vuçiqi gjatë dekadës së kaluar, si zyrtar i Partisë së re Përparimtare të Serbisë, u orientua drejt Perëndimit dhe u bë partner i tij. Një dekadë e gjysmë më vonë, ai e braktisi postin e presidentit të Serbisë dhe iu fut garës zgjedhore për postin e kryeministrit, pas dy vjetësh protestash dhe kërkesash për zgjedhje të parakohshme.

“Në vitet e para ai premtoi disa ndryshime dhe ne, si shoqëri, besuam se kishte mësuar diçka nga vitet ’90, por në fund gjithçka përfundoi në diçka që i ngjan shumë viteve ’90”, thotë Dushan Spasojeviq nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd.

Në vitet e fundit, vlerëson Spasojeviqi, shohim “prirje autoritare, punë të papërfunduara, korrupsion dhe premtime të parealizuara”. Vdekja e 16 njerëzve nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad nxiti protesta masive dhe kërkesa për përgjegjësi nga pushteti.

Protestuesit, të udhëhequr nga studentët në bllokadë, kërkuan ndryshimin e pushtetit, duke vlerësuar se puna e dobët për rindërtimin e asaj strehe dhe korrupsioni kishin shkaktuar atë tragjedi. Serbia nën udhëheqjen e Vuçiqit ka shënuar rënie të lirive, gjë që është theksuar edhe në raportin e fundit të organizatës ndërkombëtare, Freedom House.

Në atë raport, Serbia është renditur ndër vendet me rënien më të madhe të lirive të njeriut. Ndërkohë, Serbia ka ngecur në integrimet evropiane, duke kaluar nga fillimisht një prej vendeve prijëse, së bashku me Malin e Zi, pothuajse në fund të listës. Që nga fundi i vitit 2021, nuk është hapur asnjë kapitull në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Rënia e demokracisë, marrëdhëniet e pazgjidhura me Kosovën dhe, mbi të gjitha, mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, janë arsyet kryesore për këtë ngecje. Duke dhënë dorëheqjen tetë muaj para përfundimit të mandatit, Vuçiqi tha më 27 shtator se e di se ka gabuar në vendime të ndryshme.

“Që nga përzgjedhja e njerëzve, ndonjëherë edhe në aspektin strategjik, por, më duket, kam arritur ta korrigjoj këtë, ndërsa në aspektin taktik sigurisht shumë më shpesh”, deklaroi ai, pa specifikuar se për cilat vendime e kishte fjalën.

Çfarë (nuk) bëri ai?

“Vuçiqi është dikush që ka premtuar shumë”, thotë politologu Dushan Spasojeviq, duke shtuar se në vitet e para ai “bëri gjëra të rëndësishme për Perëndimin”.

“Marrëveshja e Brukselit ishte një gjë e madhe, dhe ende është gjë e madhe, ende është themeli i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën”, thotë ai.

Por Spasojeviqi thotë se me kalimin e kohës, mungesa e integrimeve të mëtejshme dhe veçanërisht “rritja e tendencave autoritare dhe korrupsioni e minuan pozitën nga e cila Vuçiqi u nis”. Me Marrëveshjen e Brukselit më 2013 për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, u arrit pajtueshmëri për integrimin e serbëve të Kosovës në sistemin kosovar të drejtësisë dhe policisë.

Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë deri më sot nuk është zbatuar. Në Uashington u nënshkruan edhe marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në vitin 2020, si dhe ajo e Ohrit në pranverën e vitit 2023, e cila duhej të çonte drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë, procesi i negociatave mes Serbisë dhe Kosovës ka ngecur, për çka të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën. Ndodhi edhe sulmi i armatosur i një grupi serbësh të Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës, në shtator të vitit 2023, për të cilin Prishtina fajëson Serbinë, gjë që Beogradi e mohon.

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ka mbyllur pothuajse të gjitha institucionet e Serbisë që funksiononin në zonat e banuara me serbë gjatë periudhës së pasluftës. Spasojeviqi vlerëson se në fillim Perëndimi e shihte Vuçiqin si dikë që mund të artikulonte një qëndrim të djathtë në Serbi, patriotik ose nacionalist, në mënyrë që ai të ishte i pajtueshëm me Perëndimin.

“Kjo ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për ta dhe mendoj se edhe për këtë arsye e mbështetën fuqishëm. Plus, këtu duhet shtuar edhe zhgënjimi me Tadiqin, i cili gjithashtu kishte një mundësi të mirë nga këndvështrimi i tyre”, tha ai.

“Ndërsa sot kemi ardhur në një situatë ku ai ka mbështetje protokollare dhe vetëm sepse nuk ka një alternativë të qartë”, shtoi ai.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, demokrati Boris Tadiq humbi mbështetjen e votuesve, ndërsa Partia Përparimtare Serbe formoi shumicën në Kuvendin e Serbisë.

Me kë ishte më i afërt Vuçiqi?

Politologu Spasojeviq thotë se Vuçiqi “luan disa karta”, duke përshkruar politikën e tij të jashtme. Spasojeviqi vëren se, teksa gjërat filluan të ndryshonin në BE, Vuçiqi filloi gradualisht të orientohej më shumë drejt të tjerëve, të fliste sërish për miqësinë me Rusinë dhe të theksonte Kinën si një lloj alternative.

“Kjo i dha atij një hapësirë manovrimi, në njëfarë mënyre ‘ia rriti edhe çmimin’ në një moment, por tani e ka sjellë në një situatë mjaft të pakëndshme”, vlerëson Spasojeviqi.

Vuçiqi e përfundoi mandatin e tij me një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, duke pritur zgjatjen e marrëveshjes për gazin. BE-ja, edhe lidhur me këtë bisedë, e paralajmëroi Serbinë se marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të zhvillohen sikur gjithçka të jetë si më parë me regjimin e Putinit, në hijen e luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës.

Edhe në Uashington, me këtë rast, iu referuan deklaratës së fundit të sekretarit të Shtetit, Mark Rubio, më 23 shtator, se Serbia është e përfshirë në disa çështje që janë potencialisht problematike dhe shpërthyese, dhe që janë me interes ndërkombëtar.

“Tani kemi presion të kryqëzuar ndaj të gjithë miqve të Rusisë dhe Kinës, si nga Uashingtoni, ashtu edhe nga Brukseli. Natyrisht, Vuçiqi mund të rrezikojë dhe të kthehet te qasjet e tij radikale dhe të shohë se çfarë do t’i sjellë kjo”, thotë Spasojeviqi.

Ai vlerëson gjithashtu se balancimi që përdor Vuçiqi është relativisht i qëndrueshëm për sa kohë askush në vend nuk e kundërshton seriozisht, por se në një rast të tillë gjërat bëhen më të komplikuara.

A është jeta më mirë tani?

Aleksandar Vuçiqi, jo vetëm si kryeministër, por edhe si president, shpesh ka përdorur shifra për të argumentuar se sa më mirë jetohet, punohet dhe ndërtohet tani se para vitit 2012. Duke dhënë dorëheqjen, ai tha se do të përpiqet të mos i bezdisë njerëzit me shifra.

Por, duke paraqitur disa shifra, ai vlerësoi se Serbia është një vend me borxh të ulët, “me borxh dy herë më të vogël sesa vendet më të zhvilluara të BE-së”. Ai veçoi, siç pretendon, se janë hapur mbi 300 fabrika dhe uzina vendore dhe të huaja, si dhe se ka madje 500.000 njerëz më shumë të punësuar zyrtarisht sesa në vitin 2012.

Megjithatë, profesori i ekonomisë në Fakultetin FEFA në Beograd, Goran Radosavljeviq, thotë se rritja e pagës mesatare, e cila ka arritur në 1.000 euro, nuk do të thotë edhe se serbët jetojnë më mirë tani. Siç shpjegon ai, rritja e çmimeve të ushqimit gjatë gjashtë apo shtatë vjetëve të fundit ka qenë shumëfish më e madhe sesa rritja e pagave.

“Paga realisht rritet, por 50, 60 për qind të shportës së konsumit e shpenzoni për ushqim, ndërsa ushqimi është rritur me dy shifra gjatë viteve të fundit”, thotë ai.

Radosavljeviqi thekson gjithashtu se të dhënat tregojnë se qytetarët janë futur shtatë herë më thellë në borxh në formën e kredive afatshkurtra sesa para rreth dhjetë vjetëve. Si dështim ai e konsideron edhe faktin se, siç thotë, nuk janë zhvilluar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vendore.

“Nuk arritëm që as për ato pak kompani të mëdha që erdhën këtu, t’i lidhim disa nga ndërmarrjet tona të vogla dhe të mesme me to”, shtoi ai.

Për investimet e huaja, të cilat ishin një nga argumentet kryesore të pushtetit në zgjedhje, Radosavljeviqi thotë se ato kanë ngecur gjatë dy-tri vjetëve të fundit për shkak të mungesës së fuqisë së lirë punëtore. Ai konsideron se investimet e shtetit në infrastrukturë dhe projekte të mëdha ndërtimore “e rrisin PBB-në në afat të shkurtër, por se në afat të gjatë nuk sjellin pothuajse asgjë ose shumë pak”. Si problem ai përmend edhe shkallën e lartë të korrupsionit.

Sipas raportit të organizatës Transparenca Serbi dhe rrjetit global Transparency International për vitin 2025, Serbia renditet në vendin e 116-të nga 182 vende të botës në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Ndërsa si rezultat pozitiv të pushtetit të tanishëm ai e vlerëson kursin e qëndrueshëm të këmbimit, duke thënë se kjo ka qenë në dëm të një dekurajimi të madh të eksporteve vendore.

Vuçiqi përballë një “sfide serioze”

Pas 14 vjetësh në pushtet, Vuçiqi për herë të parë përballet me një sfidë serioze në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit.

“Kjo është një provë jashtëzakonisht serioze për të. 25 tetori është padyshim sfida më e madhe, pa asnjë dilemë, që kur erdhi në pushtet”, konsideron Spasojeviqi.

Nëse, megjithatë, arrin të bëhet kryeministër, Spasojeviqi nuk pret që Perëndimi menjëherë të ushtrojë presion me të gjitha forcat.

“Por sigurisht se pozita e tij do të jetë shumë më e vështirë sesa ishte pesë apo dhjetë vjet më parë”, konsideron ai.

Lista e pjesëmarrësve në zgjedhjet parlamentare ende nuk është përfunduar, ndërsa si rivalja më serioze e Vuçiqit dhe Partisë së tij Përparimtare Serbe konsiderohet lista “Studentët fitojnë”. Këtë listë e mbështesin studentët protestues, të cilët udhëhoqën protestat dhe organizuan bllokada disamujore të fakulteteve në mbarë vendin./REL

aleksander vucic rel

Sondazh

Poll

Vatër zjarri në Kreshpan të Fierit, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Vatër zjarri në Kreshpan të Fierit, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Makina digjet plotësisht në qendër të Elbasanit, qytetarët të panikosur

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Tentuan të mashtronin Armand Dukën në emër të Taulant Ballës, në pranga sekserët e Florian Gjergjit

Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...

Me destinacion Greqinë, kapen 90 kg drogë në Kakavijë

Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën