Britania përgatitet për një ndalim të mundshëm të eksporteve amerikane të naftës
Mbretëria e Bashkuar është në bisedime me autoritetet amerikane për një ndalim të mundshëm të eksporteve të naftës dhe ka nisur përgatitjet në rast se masa zbatohet, deklaroi kancelari John Healey për BBC News.
Çmimet e naftës në Mbretërinë e Bashkuar arritën të hënën një nivel rekord, të ndikuara nga shqetësimet për furnizimin në kushtet e konfliktit SHBA-Izrael me Iranin dhe luftës së Rusisë në Ukrainë.
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se administrata e tij po shqyrton seriozisht mundësinë e kufizimit të eksporteve të naftës, ndërsa çmimet e karburanteve janë rritur në tregjet ndërkombëtare.
Healey pranoi se çmimet në Britani janë në nivele “ekstreme” dhe tha se qeveria po koordinon veprimet me Uashingtonin. Sipas tij, Londra po merr gjithashtu masa paraprake dhe po përdor rezervat e saj të naftës.
“Ne punojmë shumë ngushtë me amerikanët”, tha Healey gjatë konferencës vjetore të Partisë Laburiste në Liverpool. Ai shtoi se një zgjidhje diplomatike dhe përfundimi i luftimeve me Iranin do të mund të lehtësonin ndjeshëm presionet mbi furnizimin.
Mbretëria e Bashkuar mbështetet te SHBA-ja për rreth një të tretën e importeve të saj të naftës. Një ndalim i eksporteve amerikane do të mund të shtonte presionin mbi furnizimin dhe çmimet në tregun britanik.
Sipas burimeve amerikane të cituara në raportime, administrata Trump po shqyrton masën edhe në kuadër të përpjekjeve për të ulur çmimet e karburanteve për konsumatorët amerikanë.
Apple duhet të paguajë 5.7 miliardë dollarë, akuzohet se përdori teknologjinë e një firme tjetë
Alarm për bombë në Harvard, evakuohen studentët dhe stafi
Sulm ajror në një treg në Myanmar, 33 të vrarë dhe 36 të plagosur (VIDEO)
- 20:16 Apple duhet të paguajë 5.7 miliardë dollarë, akuzohet se përdori teknologjinë e një firme tjetë
- 20:13 Alarm për bombë në Harvard, evakuohen studentët dhe stafi
- 20:05 Sulm ajror në një treg në Myanmar, 33 të vrarë dhe 36 të plagosur (VIDEO)
- 20:04 Senati italian miratoi ligjin për futjen e energjisë bërthamore në sistemin energjetik
- 19:57 Marrëveshja e arit venezuelian e mbështetur nga SHBA, mbetet në depo për shkak të dyshimeve për origjinë kriminale
- 19:52 Britania hap rrugë të reja ligjore për refugjatët