Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mësuesi 60-vjeçar i dërgonte mesazhe dhe ngacmonte seksualisht nxënësen 13-vjeçare, detaje nga ngjarja në Lushnjë, flasin banorët: Vendosnim duart në zjarr

Shkruar nga Newsbomb
Mësuesi 60-vjeçar i dërgonte mesazhe dhe ngacmonte seksualisht
Foto ilustruese

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja tronditëse në fshatin Zhamë Sektor të Lushnjës, ku një mësues 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se i ka dërguar mesazhe me përmbajtje ngacmuese seksuale një nxënëseje 13-vjeçare.

Sipas informacioneve paraprake, dyshimet janë ngritur pasi prindërit e të miturës kanë konstatuar mesazhet dhe kanë vendosur të denoncojnë rastin në polici. Pas kallëzimit, uniformat blu kanë nisur hetimet dhe në vijim të veprimeve procedurale kanë arrestuar mësuesin.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin e Zhamë Sektorit, ku 60-vjeçari njihej prej vitesh nga banorët. Të pyetur pas arrestimit, disa prej tyre janë shprehur të befasuar, duke deklaruar se nuk kishin pasur më parë dijeni për një sjellje të tillë dhe se e njihnin si një person të qetë e të rregullt.

“Për Madrititin i fusja duart në zjarr, se e njihja nga afër, sidomos babin e atij, profesor, njeri i kulturuar, nuk e di çfarë të them”, tha kryeplaku i fshatit, Hekuran Balla.

Edhe roja i shkollës, Mustafa Rustami, u shpreh i befasuar dhe i tronditur nga kjo ngjarje.

“Që të përfundonte ai burrë në këtë ekstrem nuk besonte njeri, vija duart në zjarr për atë”, tha roja i shkollës, Mustafa Rustami.

Mësuesi është arrestuar nga policia sot, më 28 shtator, ndërsa rasti vijon të jetë nën hetim. Autoritetet pritet të verifikojnë komunikimet mes 60-vjeçarit dhe të miturës, si edhe të gjitha rrethanat që lidhen me ngjarjen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese