VIDEO/ Thirrja në protestë: Në 5 tetor studentët ngrihen në protestë kundër Edi Ramës dhe qeverisjes së tij

20:32, 28/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Studentët pritet të protestojnë më 5 tetor, në nisje të vitit të ri akademik, kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Thirrja për protestë është bërë përmes një përfaqësuesi nga studentët gjatë ditës së 121 të protestës qytetare në Tiranë, ku theksohet se çdo ditë e më shumë studentë po mblidhen në bulevard, në prag të fillimit të universiteteve më 5 tetor.

‘Përshëndetje!

Çdo ditë e më shumë studentët vijnë në këtë bulevard me afrimin e fillimit të universiteteve me datë 5 tetor.

Kjo qeveri ka 13 vite duke treguar që nuk mbështet rininë dhe studentët, ose të ardhmen e studentëve.

Të vetmit njerëz që mund të shpëtojnë studentët janë vetë studentët.

Thërras çdo student: ejani në protestë për të ardhmen tuaj, për një Shqipëri që nuk largon studentët e vet në Europë për punë, por një Shqipëri që punon për shqiptarët dhe rininë shqiptare.

Shumë faleminderit!’, tha i riu gjatë fjalës së mbajtur në protestë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco