Maran kërkon përqendrim maksimal ndaj San Marinos: Formacionin e kam në mendje

Rolando Maran dhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, folën në konferencën zyrtare për shtyp para përballjes me San Marinon. Ndeshja do të zhvillohet nesër në “San Marino Stadium”, në orën 20:45.

Të lidhura

None found

Trajneri kuqezi kërkoi që skuadra ta trajtojë me seriozitet maksimal këtë takim, duke ruajtur përqendrimin, identitetin dhe ekuilibrin taktik gjatë gjithë lojës. Maran theksoi edhe rëndësinë e menaxhimit të energjive dhe rotacionit, pasi Shqipëria do të luajë katër ndeshje radhazi. Objektivi mbetet maksimumi i pikëve dhe lufta për vendin e parë në grup.

Si mund ta zgjidhë Shqipëria sa më shpejt ndeshjen me San Marinon? – Përballje të tilla kërkojnë qasjen e duhur. Ato janë ndeshje që ndihmojnë në ndërtimin e mentalitetit të një skuadre.

Duhet të hyjmë në fushë me shumë seriozitet, por edhe me vëmendjen e durimin e nevojshëm. Vetëm kështu mund të kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë në çdo moment. E respektojmë San Marinon, ndërsa kjo duhet të na shërbejë si motivim për t’u përgatitur siç duhet ndaj çdo situate që mund të shfaqet gjatë takimit.

Cila do të jetë mënyra e lojës për ta zgjidhur ndeshjen? – Synimi është të zhvillojmë ndeshjen më të mirë të mundshme dhe të zbatojmë atë që kemi përgatitur deri në stërvitjen zyrtare të mëngjesit të sotëm.

Duhet të jemi të aftë të lexojmë situatat dhe të marrim vendimet e duhura në varësi të mënyrës se si do të luajë kundërshtari. Identiteti ynë duhet të jetë i qartë, por në rrethana të caktuara mund të përdorim edhe vertikalizimet. Të dyja këto alternativa mund të funksionojnë.

Çfarë do të dëshironit të shihnit ndryshe ndaj San Marinos? – Përparimi i një skuadre lidhet mbi të gjitha me mentalitetin. Pavarësisht kundërshtarit, ne duhet të zbresim në fushë dhe të bëjmë atë që dimë.

Nuk duhet të mjaftohemi vetëm me disa aspekte të veçanta të lojës. Duhet të krijojmë kushtet e duhura dhe ta trajtojmë çdo element me seriozitet. Në këtë rast, më e rëndësishmja është rritja e skuadrës.

A e keni përcaktuar formacionin? – Kam një ide të qartë për formacionin titullar, edhe pse na ndajnë rreth 24 orë nga nisja e ndeshjes.

Jam i bindur se të gjithë lojtarët do të jenë gati për të dhënë maksimumin. As vetë futbollistët nuk e dinë ende formacionin dhe do të ishte mungesë respekti që këtë informacion ta mësonin më parë nga mediat. Do t’i shfrytëzoj orët e fundit për të bërë vlerësimet përfundimtare në aspektin fizik.

Sa do të ndikojë menaxhimi i energjive, duke qenë se ndeshja e ardhshme është me Finlandën? – Është një situatë e veçantë fakti që kemi katër ndeshje radhazi.

Kur përgatita listën e lojtarëve të grumbulluar, mora në konsideratë si gjendjen fizike, ashtu edhe karakteristikat e secilit prej tyre. Mund të ketë ndryshime, por jo në fizionominë e skuadrës. E rëndësishme është që të rritemi në vlerë. Jam i bindur se kushdo që do të luajë, do të jetë i motivuar për të bërë më të mirën.

Të 28 lojtarët e grumbulluar janë maksimalisht të përkushtuar ndaj Kombëtares. Mund të ketë ndonjë ndryshim në varësi të kushteve, por struktura e skuadrës nuk do të ndryshojë.

Çfarë prisni nga mesfushorët dhe sulmuesit për të ruajtur ekuilibrin dhe për të shmangur kundërsulmet? – Nëse nuk e menaxhojmë këtë aspekt, procesi do të bëhet më i vështirë.

Kur ke kontrollin e topit, veçanërisht përballë një kundërshtari që pritet të qëndrojë i tërhequr në mbrojtje, mund ta lëvizësh repartin defensiv kundërshtar dhe të krijosh hapësira. Kjo ndihmon edhe në shmangien e gabimeve që mund të çojnë në një rezultat të pafavorshëm.

Cilët nga miqtë apo familjarët tuaj do të jenë në stadium? – Në fakt, shumicën i kam ftuar në Tiranë. Do të jenë disa persona, por numri i tyre nuk është i rëndësishëm.

Ne jemi të fokusuar te ndeshja, sidomos pasi në stadium pritet të ketë shumë tifozë shqiptarë. Përgjegjësia jonë është t’i bëjmë krenarë dhe të japim maksimumin e mundshëm.


Shtuar më 28.09.2026 20:46

sultanbeyli escortCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabet