AKTUALITET /

Vdekja e 3 shqiptarëve në Athinë/ Zbardhet shkaku, shpërthimi u shkaktua nga rrjedhja e gazit

Sipas mediave greke, hetuesit janë përqendruar te një apartament në katin e dytë të ndërtesës, ku banonte një çift i moshuar

Shkruar nga Versus

Vdekja e 3 shqiptarëve në Athinë/ Zbardhet shkaku,

Një rrjedhje e dyshuar gazi natyror po hetohet si shkaku i shpërthimit të fuqishëm që shembi një godinë në zonën e Plakës në Athinë, duke shkaktuar gjashtë viktima, mes tyre edhe shqiptarë.

Sipas mediave greke, hetuesit janë përqendruar te një apartament në katin e dytë të ndërtesës, ku banonte një çift i moshuar. Banesa ishte e vetmja në godinë që rezultonte e lidhur me rrjetin e gazit natyror.

Kontrollet në rrjetin qendror nuk kanë zbuluar probleme apo rrjedhje, ndërsa një test i kryer në trotuarin pranë ndërtesës ka dhënë të njëjtin rezultat. Për këtë arsye, dyshimet janë zhvendosur te instalimet e brendshme të apartamentit.

Në banesë janë konstatuar tre pajisje të lidhura me gazin: një sobë, një oxhak dhe një ngrohës uji. Ekspertët ende nuk kanë përcaktuar se nga cila prej tyre mund të ketë nisur rrjedhja.

Shpërthimi ndodhi më 25 shtator në rrugën Lysikratous, në zonën e Plakës. Forca e shpërthimit shkaktoi shembjen e godinës dhe dëme të konsiderueshme edhe në ambientet përreth.

Mes viktimave janë shqiptarët Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj, Ian Alexander Kirkpatrick, si dhe Eris Çani dhe bashkëshorti i saj, Florin Hoxha. Viktimat e tjera janë identifikuar si Athena Paparescu dhe Edmond Hings.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi burimin e rrjedhjes dhe rrethanat që çuan në shpërthimin fatal./Versus.al

Poll