Protesta e 121-të në Tiranë vijon me marshimin e qytetarëve drejt “Qytetit Studenti”, ndërsa thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama janë shoqëruar këtë mbrëmje edhe me një apel drejtuar të rinjve.
“Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “Duam dorëheqje” janë disa prej thirrjeve që janë dëgjuar gjatë marshimit, ndërsa protestuesit kanë vijuar rrugëtimin nga qendra e Tiranës në drejtim të zonës së studentëve.
Këtë herë, një pjesë e mesazhit të protestës i është drejtuar veçanërisht studentëve. Protestuesit u kanë bërë thirrje të rinjve që të përfshihen në tubime, në një kohë kur nisja e vitit të ri akademik është vetëm pak ditë larg.
Viti i ri akademik pritet të nisë më 5 tetor, ndërsa marshimi i protestuesve vijon drejt “Qytetit Studenti”, ku pritet të vijojë edhe protesta.
Qytetarët shprehen të vendosur për të vijuar tubimet dhe kërkesën e tyre për largimin e Edi Ramës nga qeveria.
















