Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Detyra juaj është që ndryshimi të vazhdojë
28 Shtator...
Aktualitet
FOTOLAJM/ Me flakadanë në duar, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, thirrje njëzëri kundër qeverisë
Gjatë gjithë marshimit, qytetarët përsërisin njëzëri kërkesën e tyre të panegociueshme, largimin e Edi Ramës, ndërsa kërkojnë edhe vënien e tij përpara drejtësisë për skandalet që kanë prekur qeverinë.
28 Shtator 2026, 20:54Nga E. D
pamjet
TIRANË- Protestuesit pasi lanë në bulevard mesazhin e përnatshëm ndaj qeverisë, ndezën edhe flakadanë, ndërkohë brohorisnin në kor “Dorëheqje”.
Gjatë gjithë marshimit, qytetarët përsërisin njëzëri kërkesën e tyre të panegociueshme, largimin e Edi Ramës, ndërsa kërkojnë edhe vënien e tij përpara drejtësisë për skandalet që kanë prekur qeverinë.
Tubimi i sotëm shënon ditën e 121-t të revoltës dhe protestuesit kanë paralajmëruar se nuk do të largohen nga sheshi deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Protesta ka bërë bashkë sërish qytetarë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, mes tyre fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë dhe aktivistë, të cilët i janë bashkuar qëndresës qytetare prej rreth katër muajsh./Dosja.al