Demo pret ambasadoren e BE: Bashkëpunim më i fortë për sigurinë dhe integrimin europian

28 Shtator 2026 | 21:12

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ku në qendër të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe prioritetet e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Gjatë takimit u diskutua mbi mbështetjen e Bashkimit Europian për forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit, luftën kundër krimit të organizuar dhe rikuperimin e aseteve kriminale. Një tjetër fokus i rëndësishëm ishte menaxhimi i kufijve dhe migracionit, në përputhje me standardet europiane dhe kërkesat e hapësirës Schengen.

Ministri Demo theksoi rëndësinë e forcimit të institucioneve, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimit me partnerët ndërkombëtarë në këtë fazë të procesit të integrimit.

Sipas tij, prioritet mbetet arritja e rezultateve konkrete, të matshme dhe të qëndrueshme, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe zbatimit të reformave.

“Partneriteti me Bashkimin Europian do të vijojë të mbështesë reformat dhe avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit”, u shpreh ministri Demo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE miraton pesë projekte të përbashkëta të mbrojtjes për dronë, mbrojtje detare dhe raketore

Këshilli Evropian miratoi të hënën pesë Projektet e para të Mbrojtjes Evropiane me Interes të Përbashkët (EDPCI), me synim forcimin e gatishmërisë mbrojtëse dhe kapaciteteve...
17:21 | 28/09/2026

Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë për çështjen Hyseni, Presidenca jep detajet! I pranishëm dhe Kreu i SPAK

Presidenti Bajram Begaj ka thirrur këtë të hënë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ku në fokus kanë qenë zhvillimet e fundit dhe ndikimi i...
12:41 | 28/09/2026

Rama mbledh drejtuesit politikë të PS-së, takimi zhvillohet sot në “Vilën e Kuqe”

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në një takim që pritet të zhvillohet në orën 14:00, në...
12:32 | 28/09/2026