Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së hënës në fshatin Bishan njesia Novosele të Vlorës, në një sipërfaqe me barishte dhe kallamishte. Në vendngjarje ka shkuar një mjet zjarrfikës, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e flakëve. Zjarri ka djegur bimësinë, ndërsa shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për të vënë flakët nën kontroll.