“Ku janë intelektualët, akademikët, shoqëria civile? Kanë fshehur kokën si struci” – Edison Lika: Jeni me Edi Ramën apo kundër tij?

Aktivisti Edison Lika përcolli një mesazh të fortë gjatë protestës së sotme, ndaj intelektualëve, akademikëve, shoqërisë civile dhe përfaqësuesve fetarë, duke thënë se duhet të ngrihen kundër qeverisë së Edi Ramës.
Në fjalën e tij, ai theksoi se në këto 4 muaj protestë, ata kanë “fshehur kokën si struci”, por se tashmë ka ardhur koha që ta ndajnë nëse janë me shqiptarët apo me partinë që është në pushtet.
Aktivisti theksoi se në një kohë kur çdo gjë është shkelur, përfaqësues të fushave të ndryshme, që dalin nëpër emisione, do të duhet të kishin dalë në shesh dhe t’u ishin bashkuar zërit të qytetarëve kundër qeverisë.
“Dua të flas për shoqërinë civile, intelektualët e akademikët, për klerin fetar. Sot kjo protestë e ka ndarë shoqërinë në dysh. Sot secila prej këtyre strukturave duhet të mbajë anë, ose është me shoqërinë ose me partinë në pushtet. Sa herë që është folur për shoqërisë civile dhe të drejtat e njeriut, studiot televizive janë mbushur me ata që kanë pretenduar se kanë përfaqësues shoqërinë civile, të drejtat e grave dhe fëmijëve, kanë luftuar për mjedisin. Sot kur të gjitha janë cenuar, ku janë këta njerëz?
Sot kur shkollat janë mbushur me kamera inteligjente që iu shiten kompanive të huaja, ku janë këta aktivistë që dalin për të drejtat e fëmijëve? Sot kur natyrës i është vënë shkelmi në fyt dhe nuk ka hapësirë publike e pyll që nuk po digjet e privatizohet, ku janë organizatat mjedisore? Pse nuk flasin? Nuk mund të përgjithësojmë se disa prej tyre i kemi në shesh, por ata janë minoritet.
Dua të flas edhe për akademikët, intelektualët. Akademikët sot më shumë se kurrë kur kanë popullin në kah duhet të flasin për atë që kjo qeveri i ka bëjë universitetit dhe dijes në Shqipëri. I ka detyruar profesorët e akademikët të zihen me njëri tjetrin për studenttë. Ata duhet të luftojnë krah nesh për Shqipërinë.
E fundit strukturë që duhet të kishte pasur rol të rëndësishëm është kleri fetar. Sot kur e gjithë shoqëria e ka moralin përtokë, ku janë këta? Kanë katër muaj dhe kanë futur si struci. A ka çështje më morale se kjo që kemi 4 muaj që bëjmë? Sot duhet të mbajnë anët për shqiptarët”, tha mes të tjerash ai.


