Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Jo në emrin tim”, për të 13-tën natë protestohet në Prishtinë kundër vendimit të Speciales

    Lirohen me kusht pesë të arrestuarit për komplotin e dyshuar ndaj bazës amerikane në Angli

    Google teston inteligjencën artificiale në hapësirë, synon qendrat e të dhënave në orbitë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Jo në emrin tim”, për të 13-tën natë protestohet në Prishtinë kundër vendimit të Speciales
    Kosovë

    “Jo në emrin tim”, për të 13-tën natë protestohet në Prishtinë kundër vendimit të Speciales

    September 28, 2026

    Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish të hënën mbrëma në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kuadër të protestës “Jo në emrin tim”, e cila kundërshton aktgjykimin dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Kjo është nata e 13-të radhazi që qytetarët mblidhen në qendër të Prishtinës për të shprehur kundërshtimin ndaj aktgjykimit, i cili u shpall më 16 shtator.

    Protesta e së hënës u zhvillua në të njëjtën ditë kur Kuvendi i Kosovës miratoi një deklaratë lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale.

    Në deklaratën e miratuar nga deputetët thuhet se Kuvendi e konsideron të papranueshëm përfundimin e gjykatës lidhur me ekzistencën e një “qëllimi të përbashkët kriminal”.

    Përveç protestave në rrugë dhe reagimeve politike, janë shtuar edhe kërkesat për përshpejtimin e procedurave për ndryshimin dhe plotësimin e projektligjit që lidhet me Dhomat e Specializuara, me qëllim shqyrtimin dhe votimin e tij në Kuvend.

    Protesta “Jo në emrin tim” nisi më 16 shtator, menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë, dhe prej atëherë është zhvilluar çdo mbrëmje në qendër të Prishtinës.

    Pjesëmarrësit kërkojnë që kundërshtimi ndaj aktgjykimit të shoqërohet edhe me hapa institucionalë dhe politikë, përmes të cilëve synojnë të shprehin qëndrimin e tyre ndaj vendimit të gjykatës.

    Prishtinë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Jo në emrin tim”, për të 13-tën natë protestohet në Prishtinë kundër vendimit të Speciales

    September 28, 2026

    Lirohen me kusht pesë të arrestuarit për komplotin e dyshuar ndaj bazës amerikane në Angli

    September 28, 2026

    Google teston inteligjencën artificiale në hapësirë, synon qendrat e të dhënave në orbitë

    September 28, 2026

    Alarm për bombë në Harvard, vendoset perimetër sigurie pranë Memorial Hall

    September 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.